Thaci Bisedimet per koalicionin fillojne te henen

Hashim Thaci
Prishtine 3 shkurt NOA 8211 Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci tha te enjten se qeveria e re do te krijohet para 17 shkurtit Dites se Pavaresise.
Ai deklaroi se PDK-ja ka siguruar numrin e mjaftueshem te deputeteve per te krijuar qeverine e re dhe shtoi se bisedimet zyrtare per koalicion do te fillojne te henen.
Gjithashtu kryeministri Thacci tha se vendimi per rritje te pagave eshte ne fuqi dhe do te zbatohet. Fajtori kryesor sipas kryeministrit Thaci per mos fillimin e zbatimit te vendimit per ngritje te pagave eshte procesi i zgjatur elektoral. Sipas kryeministri menjehere pas certifikimit te rezultateve do te formohen institucionet e vendit te cilat do ta zbatojne vendimin.
Thaci theksoi se ai kishte planifikuar formimin e institucioneve gjate janarit mirepo pas situates se krijuar zbatimi i vendimit per ngritje te pagave sipas tij do te ndodhe menjehere pas miratimit te buxhetit ne Kuvendin e Kosoves.
Sindikatat i kane dhene nje muaj kohe qeverise qe te zbatoje vendimin per ngritje te pagave ne te kunderten kane paralajmeruar protesta. Vendimi per mos ndryshimin te pagave kete muaj u be pas presioneve nderkombetare qe nje gje e tille te ndodhe vetem pas miratimit te buxhetit nga Kuvendi i Kosoves.
NOA