Shpronësohen pronarët që preken nga ndërtimi i bajpasit të Fierit

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i bajpasit të Fierit.
Sipas këtij vendimi, tashmë pronarët do të kompensohen me një fond të përgjithshëm prej 416 791 749,4 lekësh, që do të përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Për ndërtimin e bajpasit të Fierit do të shpronësohet një sipërfaqe toke prej mbi 837 mijë m2, me vlerë mbi 400 milionë lekë.
Po ashtu vendimi parashikon edhe fondte përkatëse për shpronëzimin e sipërfaqeve truall si dhe të objekteve.
/m.m/r.e/a.f/