E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 96 të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në Jemen

Të paktën 96 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 300 të tjerë janë plagosur, kur një person i veshur në uniformë ushtarake hodhi vetën në ajër gjatë provave të një parakalimi ushtarak në kryeqytetin jemenas Sana, njoftuan burimet brenda policisë.

Sulmuesi hodhi veten në ajër në mes të ushtarëve që po përgatisnin në sheshin Sabiine paradën me rastin e 22-vjetorit të bashkimit të veriut dhe jugut të Jemenit.

Ministri i mbrojtjes së Jemenit dhe shefi i shtabit të mbrojtjes, Abd Rabbo Mansour Hadi morën pjesë në këtë paradë në sheshin Sabiine, por shpëtuan nga sulmi pa u plagosur, thanë burimet brenda ushtrisë.

Jemeni mbetet strehë për një pjesë të rrjetit Al Qaidas, e cila organizatë nga Shtetet e Bashkuara vlerësohet si kërcënimi kryesor për sigurinë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Militantët e këtij rrjeti thuhet se kanë shkaktuar jo-stabilitet në Jemen, për t'ia krijuar vetes një bazë në shtetin e paralizuar që nga viti 2011, kur nga pushteti ishte larguar presidenti Ali Abdullah Saleh.

Parakalimi ushtarak ishte parashikuar të mbahet të martën, për të shënuar ditën e krijimit të shtetit të Jemenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›