E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliona njerëz përcollën fenomenin e “Rrethit të zjarrit”

Me miliona njerëz anembanë botës përcollën spektaklin natyror të eklipsit të “Rrethit të zjarrit. Eklipsi unazor, gjatë së cilit hëna kalon para diellit, duke lënë vetëm një rreth të artë në kënde, ka qenë i dukshëm në Azi dhe Amerikën Perëndimore.

Në Japoni, “turne të eklipsit” u aranzhuan nëpër shkolla dhe parqe, nëpër anije, e madje edhe në aeroplanë privatë.

Tubime të ngjashme u organizuan edhe në Kinë dhe Tajvan. Eklipsi u transmetua drejtpërsëdrejti në televizionin japonez, ku një eklips i tillë nuk ka qenë i dukshëm që nga viti 1839.

Me mijëra njerëz u tubuan edhe në pjesët perëndimore të SHBA-së, për të përcjellë këtë fenomen natyror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›