E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Afganistanin e presin ditë të vështira

Ditë të vështira paralajmëroi presidenti amerikan Barak Obama për Afganistanin në samitin e NATO-s, të dominuar pikërisht nga çështja e tërheqjes së trupave nga ky vend.

Bashke me presidentin afgan Hamid Karzai, ai rikonfirmoi angazhimin ne procesin e tranzicionit dhe u përpoq te minimizonte friken e përçarjes mes anëtareve të Aleancës në lidhje me Afganistanin.

"Qe te dy e pranojmë se mbetet ende shume pune për të bërë dhe përpara na presin sfida te mëdha. Humbja e jetëve në Afganistan po vazhdon. Ditë të vështira na presin, por kemi bindjen se jemi në rrugë të mbarë dhe ajo çfare reflekton ky samit, është se e gjithë bota e mbështet strategjinë qe kemi përcaktuar", tha Obama.

Presidenti i ri i Francës, Francois Hollande, edhe një herë përsëriti se trupat franceze do te largohen deri në fund të vitit 2014, që do të thotë dy vjet përpara afatit. NATO po përgatitet t'i dorëzoje forcave afgane frerët e sigurisë brenda vitit 2014.

Hamid Karzai pohoi se vendi i tij është i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›