Rreth 20 të vrarë e 60 të plagosur në kryeqytetin Sana

Të paktën 20 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 60 të tjerë janë plagosur kur një person i veshur në uniformë ushtarake hodhi vetën në ajër gjatë një provave të një parakalimi ushtarak në kryeqytetin jemenas Sana, njoftuan burimet brenda policisë.
Ministri i mbrojtjes së Jemenit dhe shefi i shtabit ishin të pranishëm por shpëtuan nga sulmi pa u lënduar, thanë burimet brenda ushtrisë.
Jemeni mbetet strehë për një pjesë të rrjetit Al Kaidas e cila nga Shtetet e Bashkuara vlerësohet si kërcënim kryesor për sigurinë-jo vetëm në rajon por edhe me gjerë.
Militantët e këtij rrjeti thuhet se kanë shkaktuar jostabilitet në Jemen për t`i krijuar vetës një bazë në shtetin e paralizuar që nga 2011-ta kur nga pushteti ishte larguar presidenti, Ali Abdullah Saleh.
Parakalimi ushtark ishte parashikuar të mbahet të martën për të shënuar ditën e krijimit të shtetit jemen.