E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbi 97 mln lekë për partitë për 14 majin, KQZ ndan fondin nga buxheti i shtetit në bazë të rezultateve

Mbi 97 milion lekë nga fondi i buxheti i shtetit do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të 14 majit.

Përllogaritja e fondit është bërë në bazë të rezultateve në shkallë vendi për ato parti pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 2015 dhe ato të përgjithshme në vitin 2017.

Në përllogaritje përfshihet dhe rezultati i subjekteve zgjedhore që nuk kane marrë pjesë në këto dy zgjedhje. Fondi më i madh i ka kaluar Partisë Socialiste

“Partia Demokratike mbi 24 milionë, Partia Republikane mbi 3 milionë, Partia Aleanca Progresiste-LZHK mbi 1 milionë, Partia Socialiste mbi 42 milionë, Partia e Lirisë mbi 15 milionë, PDIU mbi 4 milionë”, tha Celibashi

Në mbledhjen e së shtunës, 22 prill, KQZ vendosi pushimin e çështjeve të adresuara nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduar bazuar në veprimtaritë e disa bashkive dhe kryetarëve të tyre përpara nisjes së fushatës elektorale.

Shpërndarja e fondeve:

1.       Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
2.       Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3.       Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4.       Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5.       Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6.       Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7.       Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8.       Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9.       Partia Socialdemokrate (PSD)  0 lekë
10.   Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11.   Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12.   Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13.   Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14.   Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›