“Mbi gjurmёt e Nёnё Terezёs sё Kalkutёs”

“Mbi gjurmёt e Nёnё Terezёs sё Kalkutёs”, ishte titulli i ekspozitёs fotografike, me imazhet e marra nga albumi fotografik “Bukuri e harruar”, tё dy autorёve italiane Elisa Venturelli dhe Federica Miglio. Kёto foto janё tё marra nё rrugёt e Kalkutёs, por edhe nё brendёsi tё komuniteteve qytetare tё misionareve, Nirmal Hriday, Shishu Bhavan, etj, ku hyrja ёshtё e ndaluar. Maks Velo, nё fjalёn e tij theksoi se ata qё i shikojnё kёta foto do ti mbeten gjatё nё mendje pasi nё to ka shume dhimbje.
Ky aktivitet u mundёsua nga instituti italian i kulturёs nё bashkёpunim me biblotekёn kombёtare. Viti 2010, ёshtё shpallur nga qeveria shqiptare si viti i Nёnё Terezёs, pёr nder tё 100 vjetorit tё saj tё lindjes.