Tirane, grabitet arka e Ujesjellesit
Grabitet arka e Ujësjellësit numer 12 pranë ish stadiumit “Dinamo” vetëm pak minuta më parë. Nga të dhënat e para hidhen hipotezat se një djale i ri mund të jetë grabitësi, ndërsa ka grabitur 640 mijë leke të vjetra.
Sipas të dhënave jo zyrtare mësohet se i riu, indetiteti i të cilit nuk bëhet e ditur, ka kërcënuar arkëtaret me një pistoletë e cila mendohet të jetë lodër. Dyshohet se i riu është përdorues droge. Policia e cila ka mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.