TIFF hap perden
Edicioni i 8-te i Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Tirane hapet ne daten 13 dhjetor dhe do te vazhdoje per gjashte dite me radhe deri ne daten 18 dhjetor. Programi gjashteditor i ketij festivali te pervitshem do te zhvillohet ne kinema te ndryshme te kryeqytetit dhe ne fund te tij do te shpallen edhe fituesit e cmimeve perkatese sipas kategorise se konkurrimit. Rreth 60 filma te gjate nga 30 vende te botes aplikuan kete edicion ne TIFF. Rreth 704 filma te shkurter nga 50 vende aplikuan per TIFF nder te cilet 369 jane fiction 110 animacion dhe 120 dokumentare 80 eksperimentale dhe 25 shqiptare nder te cilet 11 nga Kosova dhe 14 nga Shqiperia.
Jane perzgjedhur te bejne pjese ne edicionin e tete te Tirana International Film Festival ne kategorine e filmave te shkurter ne konkurrim 9 filma eksperimentale 14 filma dokumentare 9 filma animacion dhe 41 filma fiction. Ndersa ne kategorine e filmave te gjate jane plotesisht 10 filma te gjate qe do te konkurrojne kete vit ne kete kategori.