E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate nuk flene kurre...

Wall Street Money never sleep mberrin edhe per publikun shqiptar. Filmi i shumepritur qe drejtohet nga regjisori i madh Oliver Stone dhe ka per protagoniste Michael Douglas Shia LaBeouf e Carey Mulligan do te filloje te shfaqet premiere ne kinema Millennium prej dates 12 dhjetor.

Wall Street i vitit 2010 mban nentitullin Parate nuk flene kurre ndersa nje tjeter titull i filmit eshte numri 2 qe tregon lidhjen e ketij prodhimi te fundit me ate te 23 viteve me pare. Ashtu sikurse regjisori dhe heroi i filmit nuk kane ndryshuar nga filmi i vitit 1987 edhe historia e Gordon Geko vazhdon aty ku mbeti vite me pare. Geko del nga burgu pasi eshte shpallur fajtor per nje sere mashtrimesh ne Wall Street. Askush nuk e pret jashte por ndonese ndihet i vetmuar eshte i etur qe te rifitoje gjithcka qe ka humbur gjate viteve te burgut. Ka shkruar nje sere kujtimesh botimi i te cilave e risjellin ne qender te vemendjes dhe shume shpejt fillon nje epoke e re per Gekon. Ai eshte serish prane dhe pse jo brenda Wall Street. Nderkohe vajza e tij e cila ka refuzuar qe ta takoje eshte e fejuar me nje nepunes te ri ne burse Jakob Moore. Eumlshte pikerisht ky personazh qe lidh dy rruget e rendesishme ne jeten e Gekos rindertimit te marredhenieve me vajzen e tij dhe realizimit te projekteve te tij.

Per te paren here Oliver Stone i kthehet nje vepre filmike duke vizituar nje prej personazheve te tij. Praktika e ka treguar se keto jane veprime te rrezikshme por me sa duket jo per Oliver Stone. Te pakten ky sekuel i pare ne filmografine e tij eshte i realizuar me sukses. Financieri i filmit 1987 qe u burgos per krimet e tij 23 vjet me pas i ngjan nje njeriu te bindur ndaj fatit te tij por shume shpejt ngjarjet precipitojne dhe spekulimi duket si nje semundje e keqe nga e cila nuk mund te heqesh dore lehte. Filmi transmeton qarte mesazhin e regjisorit qe eshte nevoja e nje raporti etik mes njeriut dhe parase.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›