E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi kafshet poetike

Poetet nga Kosova Serbia dhe rajoni organizojne nje takim letrar te fqinjve lexojne poezite e tyre dhe mbajne tryeza tematike. Shkrimtaret e rinj po e perkthejne njeri-tjetrin po tregojne nje kersheri te natyrshme per ate se cka krijojne dhe botojne fqinjet. Nuk eshte dicka e detyrueshme por ben pjese ne normalitetin qe nuk ka nevoje per etiketa te misioneve sidomos jo te atyre politike

Nga Shkelzen Maliqi

Ne dialogun qytetar shqiptaro-serb jam pjesemarres me shume se njezet vjet. Jane kujtime te mira por edhe kujtime tensionesh. Per shkak te dialogut shpesh jemi ballafaquar me denoncime dhe sulme denigruese politike mediale policore. I kemi pas edhe dyshimet tona. A po i kuptojme mire proceset historike A po i themi gjerat si duhet dhe me kohe Nismat qytetare na dukeshin margjinale pa ndikim te duhur. Keshillat tona binin ne veshet e shurdher te atyre qe ishin kunder dialogut po pergatisnin dhe e nisen luften.

Sot e dime se kemi qene mjaft parashikues dhe me qendrime te drejta ndricuese. Por sot dua te them dicka me cool per dialogun.
Te gjithe e dime se jemi ne prag te fillimit te dialogut ndershteteror Kosove - Serbi. Rezoluta e Kombeve te Bashkuara e fillimit te shtatorit te vitit 2010 obligon dy shtetet per te filluar dialogun. Dhe kjo eshte dicka qe duhet te kete perkrahje te gjere. Problemet e akumuluara duhet te zgjidhen sa me pare ne menyre qe te zhbllokohemi nga ngecja shumevjecare.

Dialogu civil shqiptaro-serb besoj se nuk duhet te kuptohet vetem si nje paradhome dhe lehtesues i dialogut politik. Ai ka edhe rrjedha tjera me substanciale dhe me premtuese. E kam parasysh nje dimension te normalitetit qe nuk ka shume konsiderata ndaj politikes dhe historise. Mendoj ne takimet e shpeshtuara te qytetareve nga Kosova dhe Serbia kryesisht te rinj qe po zhvillohen viteve te fundit me apo pa prezence te mediave. Jane takime te motivuara nga nevoja e natyrshme dhe pa shtirje per njohje dhe kembim pervojash mes fqinjesh.

Po e marr si shembull nje ngjarje festivalin Polip qe po mbahet keto dite ne Prishtine ne ambientin alternativ qe quhet Hapesire Manipuluese Tetris. Poetet nga Kosova Serbia dhe rajoni organizojne nje takim letrar te fqinjeve lexojne poezite e tyre dhe mbajne tryeza tematike. Shkrimtaret e rinj po e perkthejne njeri-tjetrin po tregojne nje kersheri te natyrshme per ate se cka krijojne dhe botojne fqinjet. Nuk eshte dicka e detyrueshme por ben pjese ne normalitetin qe nuk ka nevoje per etiketa te misioneve sidomos jo te atyre politike.

A nuk do te duhej te ishte kjo nje kurore e synuar e dialogeve tane shumevjecare qytetare Poetet dhe artistet qe sot levizin lirshem - me vjen ti quaj kafshe poetike ne analogji me kafshen politike te Aristotelit - jane duke bere ate cka ne po flasim dhe predikojme me vite te tera.

Por me duhet qe ketu ta ndal kete paksa si idealizim dhe romantizim te gjendjes. Une e di shume mire se kemi nje mori problemesh qe kane nevoje per dialog qytetar. Ka ende shume njerez ne Kosove dhe Serbi qe kane mbetur peng te politikave te se kaluares te manipuluar tmerresisht dhe te frikesuar deri ne palce nga Tjetri dhe bashkejetesa e qyteteruar.
Dua ta cek ketu nje aspekt te krizes qe ka lidhje me kulturen dhe shoqerine civile.

Jam jo pak i zhgenjyer qe edhe pas aq shume investimeve qe jane bere per zhvillimin dhe ngritjen e shoqerise civile ende nuk e kemi - flas per Kosoven por mund te jete keshtu edhe ne Serbi - shoqerine civile organike qe buron nga nevojat e shoqerise dhe jo nga mjeshteria e thithjes se donacioneve.
Ne fund te dites pas shume investime pjeset e medha te shoqerise civile na dalin te kurruptuara si trampuline per te zene poste dhe per te bere karriera politike. Nuk i kemi ndertuar ende instrumente si shoqeri per perkrahje te iniciativave qytetare. Nuk i kemi ligjet institutet dhe vijat buxhetore qe do te mbeshtesnin nismat qytetare nga fondet publike qe nuk kontrollohen nga pushteti. shte paradoks qe shoqeria civile punon per te miren e shoqerise e nuk ka qasje ne fondet publike vendore Pse duhet te financohet nga tatimpaguesit e SHBA-ve dhe vendeve Evropiane dhe jo nga tatimpaguesit e Kosoves

Ne Kosove kultura eshte gjeja me e perbuzur sektori ku me pak investohet. Jo pse shteti eshte i varfer dhe i ka prioritetet tjera por sepse politiken dhe kulturen e sundojne shume njerez qe ne esence jane mendjembyllur vijne nga rezervati i vetekenaqjes nacionaliste e jane promovues dhe perfitues nga pseudokrijimtaria dhe pseudokultura.

Nuk ka dyshim se ne si perfaqesues te shoqerive civile jemi te interesuar per dialog dhe ringjalljen e te gjitha formave te bashkepunimit mes Kosoves dhe Serbise mbi parimet e barazise dhe te drejtave te njejta. Bashkepunimi kulturor eshte njera nga menyrat me efikase per vendosjen e dialogut te civilizuar te krijuesve dhe per menjanimin e paragjykimeve.

Dy kulturat ajo kosovare dhe serbe per shume kohe kane raporte antagoniste qe jane te ngarkuara me shume paragjykime. Kami kaluar nje periudhe shume te rende keto 30 vitet e fundit kur nacionalizmi dhe shovinizmi serb vendosi nje regjim represiv te dominimit ne Srebi dhe Kosove duke instaluar ne Kosove jo vetem aparteidin politik por edhe ate kulturor. Kjo ka shkaktuar nderprerjen e gati cdo kontakti institucional mes dy kulturave. Megjithate jo zyrtarisht disa grupe dhe individe me largpames dhe pa paragjykime nuk e kane nderprere komunikimin dhe projektet e perbashketa. P.sh. artistet nga Kosova kane ekspozuar ne momentet me kritike ne qershor te vitit 1997 ne Beograd ne Qendren per Dekontaminim Kulturor.

Ne fund dua te permend edhe nje gje skandaloze qe ngarkon raportet kulturore mes Kosoves dhe Serbise. shte ceshtje thesarit te Muzeut te Kosoves. Pak para luftes se viteve 1998-1999 nga Muzeu i Kosoves eshte huazuar nje pjese e madhe te koleksioneve me te cmuara me motivin se ato do te ekspozoheshin ne Galerine e Akademise e Shkencave dhe te Arteve te Serbise ne Beograd si dhe ne disa vende tjera ne Serbi dhe Vojvodine. Por si duket kjo eshte bere qellim qe ky thesar te grabitet dhe te pervetesohet. Behet fjale per artefakte vertet te cmueshme dhe te jashtezakonshme qe edhe pas 12 vjeteve mbahen peng te mbyllura ne depot e Muzeut Popullor te Serbise. Beogradi zyrtar nuk po tregon shenja se ka ndermend ta ktheje kete thesar. Sillet sikur ato jane prone e Serbise ngase edhe vete Kosoven e konsideron si prone te veten. Duhet shpresuar qe ne dialogun zyrtar i cili do te filloje se shpejti edhe kjo ceshtje do te trajtohet drejt dhe koleksionet e tjetersuara do te kthehen aty ku e kane vendin.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›