E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi lirine

Liria ime mbetet e panjohur. Edhe nese vdekja do me detyroje me cdo kusht te shmang kete ekzistence qe ma ka dhene nje Zot sigurisht se nuk do me ndihmoje asnje liri te mos e zgjedh kete akt te padeshiruar. Edhe vdekja e mund lirine tone sepse eshte nje percaktim i llojit hyjnor. Prandaj natyra dhe njeriu jane ne mosmarreveshje sepse ndonjehere ne nuk pelqejme te jemi viktime e imponimit te dickaje te keqe qe se meritojme asesi. Domethene natyra eshte triumfi i njeriut dhe i lirise sone. Liria jone mbetet vetem nje enderr e ndrequr sipas aftesise dhe deshires sone e diktuar sipas efektit te jashtem dhe rrallehere qendron si liri e se mundshmes drejt qellimit dhe levizjeve tona vetjake...


Nga Bujar Plloshtani


Liria jone nuk ekziston. Ose ekziston dicka e ngjashme me kete duke e provuar vetem realisht sipas nje qendrimi hyjnor i cili na dikton lirine me nje kusht per tiu bindur rregullave natyrore ne shoqeri. Liria jone ka nje kufij ku me tej nuk mund te veprojme asgje. Edhe nese liria na jep mundesine e te qenit plotesisht te lire nje rregull i vendosur nga fryma hyjnore na godet pas kurrizit shte deri ketu me tej po rrezikohet sistemi Natyra dhe njeriu jane ne disunitet te perhershem duke mos qene aspak te afte te kontraktojne logjikshem per qellimet e tyre te nevojshme. Edhe perkunder insistimit dhe ambicieve te pazakonta te njeriut natyra ligjet e saj mbetet egoiste duke na trajtuar gati gjithnje me termin sic e quan Kanti mosmarreveshje.

Ne tashme e dime qe Zoti ekziston se ai e ka krijuar universin boten dhe njeriun. Une nuk e kuptoj thelbesisht perse ndodh lloji i mosmarreveshjes midis njeriut dhe natyres Ngjan me shume te jete nje rregull qe con drejt sproves. Liria e njeriut eshte e kurdisur qe ti pergjigjet kesaj mosmarreveshjeje te natyres. Nese vertet do te kishte nje liri per te vepruar drejt qellimit vetjak atehere nuk do te kishte loje te diktuar. Ne diktojme lojen tone duke na dhene tjeterkush rregullat te cilat ne esence jane te ngurta. Ne jemi te lire por nuk mund te shkeputemi totalisht nga realiteti njerezor. As lirine nuk e kemi zgjedhur as ekzistencen thjesht na kane dhene si dekor per ta shfrytezuar sipas pergjegjesise sone njerezore. Pastaj kjo moszgjedhje e jona qendron pas lojes se diktuar. Ne te kundert liria te jepet si vullnet i lire per te vepruar pastaj eshte kjo liri ajo qe te shtyp. Ne jemi te lire te zgjedhim dhe te veprojme varesisht intelektit dhe vullnetit tone por ne fakt ky eshte nje kusht befasues i yni qe na detyron te kthehemi brenda kesaj duke dashur ta mendojme dhe fundin e lirise qe perkon me frymen hyjnore qe me pas eshte ajo liri qe te sundon dhe gjykon. Nese nje liri e tille ka kete efekt atehere per cfare i hyn ne pune njeriut kjo Liri ne e quajme kete kusht qe ne te moszgjedhim kushtin tone per te vepruar teresisht sipas bindjeve tona te shkeputura nga sistemi hyjnor dhe tjeterkush te na e zgjedhe kushtin e perditshem dhe rregullin e ngurte qe fundja duket kaq e logjikshme Ka shume gjasa qe te mos e duam asnje zgjedhje qe na eshte ofruar nga vullneti i jashtem por detyrimisht jemi te diktuar ta pranojme kushtin e percaktuar te lirise paraprake. Kjo mbetet nje loje e diktuar qe domosdoshmerisht hidhet mbi pergjegjesine tone. Kishte plot te drejte kur Spinoza e mohonte lirine e vertete te njeriut duke ia mveshur shqetesimet nje qenie te domosdoshme. Nese me ndodh dicka kjo me pare eshte e percaktuar nga liria e tjeterkujt.

Kjo gje nuk eshte aspak e favorshme per te miren e njeriut i cili ben detyren e filozofise apo artit. Sepse kjo mund te mos shkoqe tiparet ose dallimet e arteve dhe shkencave midis qenies se domosdoshme. Ketu liria mund te sherbeje si efekt reciprok mbi triumfin e saj se sa mbi triumfin e shkencave dhe arteve... Ketu njeriu perfiton me shume nga pervoja e tij e diktuar pra nga ajo qe une e quaj kurdisje se sa nga vete liria. Dallimet i gdhend Zoti me ane te termit liri e jo njeriu. Liria jone eshte bere vetem per tiu pershtatur mosmarreveshjes se natyres duke u ndodhur midis nje loje te diktuar.

Liria ndikon fuqishem edhe ne efektet ndiesore te dashurise. Edhe dashuria eshte peng i nje vullneti te jashtem. Ndonjehere na diktohen rregulla qe jane jashte cdo parimi shpirteror. Shumica e dashurive edhe sot perfundojne me percaktimin e vullnetit te jashtem. Ngjan te kuptojme se rrallehere na eshte lejuar te zgjedhim domosdoshmerine e llojit per te miren tone por me shume na eshte theksuar efekti i diktuar i percaktimit nga vullneti i jashtem qofte njerezor ose hyjnor. Ne nuk zgjedhim as ne dashuri duket shkoqur te jete nje percaktim nga vullneti dhe fryma hyjnore. Ndryshe si do te kishte kuptim liria e cila pas nje joshje te rreme mbyllet ne fund hermetikisht Ky eshte kushti per te cilin askush nuk ndien pergjegjesi jashte vetes por brenda tij. Dy liri te ngjashme nuk mund te kete asnjehere patjeter se ndodh nje kusht percaktues qe i fut brenda nje qellimi te nevojshem... Dashurite e medha asnjehere nuk jane pajtuar brenda nje percaktimi ndiesor e shpirteror por kane qene jashte vullnetit te tyre per tu bashkuar realisht. Dicka e kundert ose nje percaktim i jashtem do ti rrenoje muret vertikale brenda tyre.

Liria ime mbetet e panjohur. Edhe nese vdekja do me detyroje me cdo kusht te shmang kete ekzistence qe ma ka dhene nje Zot sigurisht se nuk do me ndihmoje asnje liri te mos e zgjedh kete akt te padeshiruar. Edhe vdekja e mund lirine tone sepse eshte nje percaktim i llojit hyjnor. Prandaj natyra dhe njeriu jane ne mosmarreveshje sepse ndonjehere ne nuk pelqejme te jemi viktime e imponimit te dickaje te keqe qe se meritojme asesi. Domethene natyra eshte triumfi i njeriut dhe i lirise sone. Liria jone mbetet vetem nje enderr e ndrequr sipas aftesise dhe deshires sone e diktuar sipas efektit te jashtem dhe rrallehere qendron si liri e se mundshmes drejt qellimit dhe levizjeve tona vetjake...


Shkrim i derguar nga autori

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›