Ceshtjet e drejtesise ne shtetin e brishte te Kosoves
Nje nga detyrat kryesore te Komponentit te Drejtesise te EULEX-it krahas me ndihmen per ndertimin e sundimit te ligjit eshte edhe luftimi i krimit te organizuar dhe i korrupsionit.
Si ekspert per anti-korrupsion une jam ftuar disa here qe te gjej zgjidhje te qendrueshme per crrenjosjen e korrupsionit. Kjo eshte nje detyre shqetesuese por qe ka filluar te aplikohet me sukses ne shtetet tjera. Singapori eshte nje shembull i mire ne vitet 70-te filloi miratimi i ligjeve i hetimeve dhe zbatimi i tyre ne menyre te rrepte. Sot Singapori sipas klasifikimit nderkombetar per besim dhe sukses ne luften kunder korrupsionit radhitet me Danimarken dhe Zelanden e Re.
Rezultatet e tilla kerkojne perkushtim politik. Pa dyshim hapat e fundit qe jane ndermarre nga Qeveria e Kosoves tregojne per nje drejtim te mire. Per shembull Task Forca Antikorrupsion e themeluar ne muajin mars 2010 eshte duke hetuar shume raste te ndjeshme te cilat perfshijne lende te shumta te korrupsionit.
Mirepo anetaresimi ne BE permban edhe nje numer kushtesh te tjera te rendesishme pervec korrupsionit. Keto perfshijne te bazuarit e institucioneve ne sundimin e ligjit dhe perfshirjen e ndershmerise ne sektorin privat dhe ate publik. EULEX-i eshte plotesisht i angazhuar per te ndihmuar institucionet e Kosoves ne permbushjen e ketyre synimeve synime te cilat gezojne mbeshtetjen e popullates. Sic dihet EULEX-i nuk do te qendroje ketu pergjithmone dhe per kete eshte me rendesi qe institucionet vendese te prijne ne rrafshin e drejtesise.
EULEX-i po ashtu eshte duke punuar ne kthimin e sundimit te ligjit ne pjesen veriore te Kosoves e cila aktualisht paraqet nje oaze strehimi per kriminelet. Muajin e kaluar policia e EULEX-it dhe PK-ja kane shtuar patrullimet e tyre atje si pjese e angazhimeve te perbashketa per intensifikimin e luftimit te krimit te organizuar. Komponenti i Drejtesise i EULEX-it nga ana e vet eshte duke punuar ne funksionalizimin e plote te gjykates ne Mitrovice ne menyre qe te sigurohet kthimi i qasjes se barabarte ne sistemin e drejtesise. Aktualisht gjykata e Mitrovices funksionon me gjykates dhe prokurore te EULEX-it. Jane shenuar edhe perparime ndash jane nxjerre 24 vendime gjyqesore dhe jane mbajtur 145 seanca degjimore. Mirepo tani duhet te vazhdojme ne nje faze tjeter me rendesi ndash kthimin e gjykatesve dhe prokuroreve vendes ne kete gjykate.
Se fundi riverifikimi i gjykatesve dhe prokuroreve ne sistemin e drejtesise se Kosoves perfundoi me rreth 60 te emerimeve te gjykatesve dhe prokuroreve te rinj prej 343 sa eshte edhe numri i pergjithshem i emerimeve. Qellimi i kesaj detyre ishte emerimi i gjykatesve dhe prokuroreve te kualifikuar kerkese kjo per perputhjen e Kosoves me praktikat me te mira te BE-se.
Gjykatesit dhe prokuroret e posa emeruar i presin shume lende te grumbulluara zgjidhja e te cilave do te kete ndikim ne ndertimin e besimit te popullata. Deri me tash per sistemin e drejtesise ne Kosove ekziston nje perceptim i ulet ne mesin e popullates. Komponenti i drejtesise i EULEX-it me 70 gjykates prokurore dhe eksperte ligjor paraqet nje fuqi shtese e cila mund te ndihmoje ne kete drejtim. Te dhenat tona flasin vete me shume se 120 denime te shqiptuara rreth 900 seanca degjimore te mbajtura nga gjykatesit e EULEX-it dhe marrja me 1360 raste nga prokuroret e EULEX-it.
Komponenti per drejtesi i EULEX-it punon ngushte me policine dhe doganen e EULEX-it te cilat gjithashtu sigurojne mbeshtetje dhe keshilla ne perpjekjet e perbashketa per arritjen e synimeve qe dalin nga mandati i Bashkimit Evropian dhe nga pritjet e popullit te Kosoves. Mirepo une nuk dua ta nencmoj punen e cila ende nuk ka perfunduar.
Komponenti i drejtesise po ashtu eshte duke kontribuar fuqishem edhe ne fusha te tjera puna ne kthimin dhe identifikimin e personave te zhdukur promovimi i dialogut ne mes te komuniteteve dhe perpjekjet per ta aftesuar sherbimin korrektues ne menyre qe te jete ne gjendje te beje rehabilitimin e te burgosurve dhe riintegrimin e tyre ne shoqeri.
Si shef komponenti per drejtesi te EULEX-it une deshiroj te theksoj perkushtimin tim personal per ti ndihmuar Kosoves ne tejkalimin e sfidave. Por eshte edhe nje mesazh tjeter te cilin dua ta percjell. Nje shoqeri e pjekur e cila aspiron nje qeverisje demokratike dhe llogaridhenie te mirefillte institucionale duhet te miratoje parimet e sundimit te ligjit. Komponenti per drejtesi i EULEX-it eshte ketu per ti mbeshtetur institucionet tuaja te drejtesise per ta bere kete mirepo perfundimisht kjo do te varet nga ju nga populli i Kosoves qe kjo te behet nje realitet. Kjo na perket te gjitheve se bashku.