E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nentoka e zbulimit ballkanik te 007-ave

10-11-2010 / Nga Augustin Paloka

Perpos jetes normale ekziston edhe ajo e nentokes. Pos ekonomise zyrtare ekziston edhe ajo e nentokes. Nentoke quhet edhe krimi i organizuar. Ne vendet e transicionit sidomos ne shtetet e krijuara ne territorin e ish-Jugosllavise ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje nje fenomen i quajtur nentoka e sherbimeve te zbulimit. Puna e ketyre spiuneve jozyrtare pak ka dallim nga nentokat e tjera qe gjithmone jane te demshme per shtetin dhe shoqerine

Nje mik imi redaktor ne nje gazete te rendesishme kroate ne vitin 2000 kur u rrezua pushteti autokratik i Tuxhmanit pas vdekjes se tij kishte vendosur te shfrytezonte te drejten e tij qytetare dhe te shihte se cfare shkruante ne dosjen e tij te perpiluar nga sherbimet e zbulimit. Jo nga UDB-ja famekeqe komuniste por nga 7 sherbime te zbulimit dhe kunderzbulimit qe kishte krijuar Kroacia gjate dhe pas luftes clirimtare. Sot i kujtohet zhgenjimi i madh qe kishte perjetuar kur kishte pare se cfare kishin qendisur ne dosjen e tij. Se pari ishte deshperuar me faktin se dikush i kishte percjelle aq gjate levizjet e tij private ne vend qe te percillte kriminelet e luftes kontrabandistet e armeve apo kercenuesit e vertete te sigurise kombetare sic ishin kontrabandistet e droges dhe shpelaresit e parave te mafias ruse. Deshperimi tjeter ishte ndoshta edhe komik. Ne dosjen e tij kishte shkruar se pa asnje dyshim ky gazetar ishte bashkepunetor i sherbimeve holandeze te sigurimit.
Nese isha spiun sipas tyre atehere pse jo i amerikaneve britanikeve apo francezeve. Po i Holandes as qe dija se ky shtet mund te kete sherbim zbulimi e lere me te jete aktiv ne Kroaci. Cfare deshperimi thoshte ai.
Krejt kjo kishte ndodhur per shkak se struktura ne pushtet cdo gazetar qe nuk e lavderonte pushtetin konsiderohej si bashkepunetor i sherbimeve dhe i interesave te huaja. Kaq ishte kjo paranoje ne Kroaci e pranueshme saqe pushteti kishte pergjuar nje grup prej 55 gazetareve ne vitin 1995 duke e argumentuar kete me faktin se ai grup paraqet hic me pak se kercenim per jeten e atit te shenjte papes Gjon Palit II qe vizitonte Kroacine.
E si kishte konstatuar spiuni se ai koleg ishte bashkepunetor i sherbimeve holandeze te zbulimit. Nje dite ky kolege ne mengjes kishte shkuar ne ambasade per te kerkuar vize. Nuk i kishte dokumentet ne rregull. Pas dy oresh kishte ardhur perseri me dokumente te rregullta por nje dokument i perkthyer duhej edhe vertetuar ne gjykate. Te treten here kishte dorezuar gjithe dokumentacionin e plote. E pasdite kishte shkuar per te marre vizen. Kater vizita brenda nje dite te nje gazetari ne nje ambasade te huaj ishte deshmi e pamohueshme se ai ishte spiun i asaj ambasade.
Kroacia eshte vetem nje shembull se pse paranoje te tille ka pasur ne shumicen e shteteve ballkanike ish-komuniste. Jo ne Ceki ne Poloni apo Slloveni por gjithsesi ne Kroaci Shqiperi Bullgari Rumani e Serbi
Maqedoni. Kriminelet e vertete nuk percilleshin nga sherbimet e zbulimit sepse ata ishin te lidhur me to. Dhe informatat qe kishin mbledhur shpesh thashetheme dhe gjera private te parendesishme shfrytezoheshin kryesisht per shantazhe. Ishte krijuar edhe tregu i zi i dosjeve. Ne shume prej ketyre vendeve dikush mund te gjente lidhje qe ta shihte dosjen e tij. Thuhet se ata qe kane dashur te paguajne kane mundur te porosisin qe tu behej nje dosje. Ka shume te tille qe jane deshperuar kur kane kuptuar se ata as qe kane dosje. Nese dikush do te paguante me shume do te mund ta blinte dosjen e ndonje kundershtari. E ne raste te vecanta me cmime me te larta mund te porositej qe te kurdisej edhe dosja e kundershtareve. Krejt ky kishte krijuar nje lloj nentoke te zbulimit sepse spiunet pos orarit zyrtare te punes ordinonin edhe privatisht ashtu sic bejne edhe mjeket per shembull.
Perpos jetes normale ekziston edhe ajo e nentokes. Pos ekonomise zyrtare ekziston edhe ajo e nentokes. Nentoke quhet edhe krimi i organizuar. Ne vendet e transicionit sidomos ne shtetet e krijuara ne territorin e ish-Jugosllavise ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje nje fenomen i quajtur nentoka e sherbimeve te zbulimit. Puna e ketyre spiuneve jozyrtare pak ka dallim nga nentokat e tjera qe gjithmone jane te demshme per shtetin dhe shoqerine.
Sot flitet per dosje ne Maqedoni dhe ne Kosove. Shohim ne internet se shkrimet rreth kesaj jane me te lexuarat dhe me te komentuarat. Qytetaret nuk ndihen mire kur degjojne se dikush ka dosje per dike dikush ka qene spiun i dikujt dikush ka vjedhur para dhe dikush ka fjetur me kete e dikush eshte spiun i dikujt. Te gjitha keto pohime dhe kunderpohime mund te kene edhe te verteta apo edhe te jene genjeshtra te kurdisura. Por me siguri dikush perfiton nga ky treg po ashtu. Futja e hutise eshte shpesh metode e sherbimeve te zbulimit qe kane shkollen nga periudha ish-komuniste.
Por mediat duhet te jene te kujdesshme me keto dosje. Ne gazetari duhet te jete shprehi qe secili lajm te vertetohet se paku nga dy burime te ndryshme. E nese burimi i pare eshte ndonje sherbim zbulimi atehere ai lajm eshte i paperdorshem dhe i pamundur te vertetohet. Cdo dosje krijon kunderdosje dhe huton popullin edhe ashtu te hutuar i cili nuk di me as kujt ti besoje.
Cfaredo qe te jene sherbimet e zbulimit ato jane shtyllat kryesore te nje shteti dhe te sigurise kombetare. Prandaj eshte e cuditshme se si Kosova gati tre vjet pas pavaresise nuk ka ende nje sherbim profesional apolitik shteteror te zbulimit. Nese mund te kuptohet qe ne Kosove ne periudhen e UNMIK-ut kur kane operuar dhjetera sherbime te ndryshme te huaja zbulimi ka pasur sherbime zbulimi te partive politike sot kjo eshte teresisht e papranueshme e rrezikshme per Kosoven. Ne kohen kur ne Kosove tentojne te depertojne elemente te ndryshem ekstremiste te jashtem kur krimi i organizuar shperlan para sikur me pare ne vendet e tjera ne transicion kur tregtia me qenie njerezore ne Kosove eshte shqetesim serioz edhe per Evropen ne Kosove nuk ka nje sherbim profesional kosovar te inteligjences.
Por ne konfrontimet politike qe degjohen keto dite shihet se ne Kosove
partite politike ende perpilojne dosje per qytetaret. Puna per sherbimet e zbulimit jo vetem se nuk eshte turp por eshte nder i madh dhe patriotizem i vertete. Pro vetem nese kjo eshte vertet ne sherbim te kombit dhe te sigurise kombetare e jo ne formen e detektiveve private per interesa private.
Marre nga e perditshmja e Prishtines Koha Ditore

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›