E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi shqipen e atyre që na udhëheqin

image

Shqipja standarde dhe uniteti i kombit, i shprehur në ligjërimin publik të Edi Ramës dhe disa politikaneve te botes

Nga: Prof. Asoc. Dr. Valier Peshkëpia

Rruga e gjatë, e vështirë dhe e mundimshme, në të cilën ka ecur gjuha shqipe në përgjithësi dhe ajo letrare në veçanti të jep të drejtën legjitime që herë pas here të shohësh se si përdoret ajo, në ç formë e në çmënyra realizohet ajo, se çhapësirë ka ajo në universin e sotëm shqiptar politik, shkencor, administrativ etj.

Rilindja Kombëtare, ashtu si edhe Rilindja Evropiane, duke qenë se ishte një lëvizje me përmasa të gjera shkencore, politike dhe atdhetare, nuk mund të bënte përpara pa vlerësuar në shumanshmërinë e vet gjuhën shqipe në përgjithësi dhe atë letrare në veçanti, e cila jo vetëm do të unifikonte trevat shqiptare të copëtuara e të fragmentizuara nën pushtimin osman, por do të ishte një shenjë civilizuese e emancipuese per shtetin e ri shqiptar. Në këto vite u hodhën themelet e një shqipeje të njësuar letrare.

Veprat letrare artistike të Naim Frashërit, Çajupit, Pashko Vasës, Ndre Mjedës, Asdrenit, të Konstandin Kristoforidhit etj, provuan dhe lartësuan vlerat e shqipes letrare, krijuan terrenin e përshtatshëm etë favorshëm për shtratin, në të cilën do të ecte shqipja drejt unifikimit të saj të plotë.

Në vijën e vlerave më të mira te Rilindjes eci edhe Pavarësia Kombëtare që me ngjarje te tilla si ato të Komisisë Letrare të Shkodrës dhe të Kongresit të Lushnjës, i dha nje shtysë të fuqishme zhvillimit shumëfunksional të shqipes letrare dhe të përdorimit produktiv e funksional të saj në funksion edhe të unitetit të kombit.

E nisur me thënien lapidar një gjuhë, një komb nga gjuhëtarët, shkrimtarët dhe inteligjencia kosovare, ajo mori vulën e vet në tubimin e rëndësishem shkencor të saj, në vitin 1972, me Kongresin e Drejtshkrimit, ku shqipja letrare u afirmua si një gjuhë letrare e njësuar, e mbështetur në një sui generis, si një bashkëveprim midis toskërishtes letrare dhe gegërishtes letrare. Në funksion të kristalizimit të mëtejshëm të saj, u realizuan një varg veprash shkencore dhe fjalorë të tipeve te ndryshëm.

Më pas, në vitet 90-të e në vijim, u krijuan mundësi dhe hapësira të reja për të gjykuar me këndvështrime dhe konceptime te reja mbi vlerat e saj, mbi përvijimet, në te cilat ajo kishte ecur, për të korrigjuar te metat dhe per ti çelur asaj mundësi të gjera zhvillimi.

Me referatet, diskutimet dhe kumtesat e shumta nga autorë të të gjitha trojeve shqiptare, u nënvizua dhe u kristalizua mendimi, ideja se ende ka shumë për të bërë në fushë të përpunimit dhe të zbatimit korrekt dhe shkencor të shqipes standarde si në : publicistikë, botime të karaktereve të ndryshme, në përvetësimin aktiv dhe të qëndrueshëm në prerje të ndryshme të niveleve shkollore, në respektimin e normës letrare në stile të ndryshme të përdorimit të saj e në mënyrë të veçantë në institucionet e rëndësishme të Shtetit ku edhe efekti social, politik e ligjor është shumë i madh.
Dihet jehona dhe ndikimi pozitiv i njerëzve me pushtet politik dhe intelektual në jetën e një shoqërie, në përvetësimin dhe zbatimin e një gjuhe letrare të njësuar. Kjo është një aksiomë sot në vendet e zhvilluara demokratike si në : Francë, Kanada, SHBA etj.

Gjuha standarde me zhvillimet e veta ka qenë një nga mjetet kryesore të politikanëve modernë për të shpalosur konceptet, pikëpamjet e idetë e tyre politike për të ndikuar fuqishëm në mëndjet dhe në zemrat e njerëzve, për ti afruar ata  në platformat e tyre ideologjike, politike apo pragmatiste e në përfundim për të votuar pë ata, për rrugën, platformat në të cilën do të ecte vendi nën drejtimin e tyre.

Le të të ndalemi pak më konkretisht :

Po qe se analizojmë ligjërimet politike të disa prej liderëve më të shquar të bashkëkohësisë si : Bill Klinton, Toni Bler, Presidenti Obama etj. vëren se si ligjërimi i shkruar e në mënyrë të veçantë, ligjërimi i folur, dallohet për një ligjërim shprehës, emocional, për një leksik të pasur dhe me fjalë të gjetura për semantikën e tyre, çka i ka ndihmuar ata të përcjellin më mirë strategjitë e tyre politke, të krijojnë besim dhe entuziazëm tek masat votuese.

Në një vështrim panoramik të fushatës të realizuar në vendin tonë për zgjedhjet politike të 23 qershorit 2013, menjëherë kupton dhe bindesh për epërsinë e ligjërimeve politike apo intelektuale të liderit socialist Edi Rama. I edukuar me dashurinë për shqipen standarde dhe për rolin polivalent e funksional të saj në rrymë të viteve, nën shembullin e figurave më të mëdha të shqipes së njësuar si : Naim Frashëri, Faik Konica, Eqrem Çabej, Ismail Kadare, Rexhep Qosja etj. ai e ka kuptuar më mirë se të të tjerë liderë, rolin efektiv dhe me vlera shënuese në drejtim, jo vetëm të politikëbërjes, por edhe të realizimit të unitetit kombëtar, të harmonizimit të trevave dhe të rajoneve shqipfolëse, për tu prezantuar përpara publikut votues edhe si  erudit në përdorimin funksional të gjuhës shqipe, si gjuhë standarde, civilizuese e si bashkuese kombëtare.

Në Universitete homologe europiane investohen odioteka për përvetësimin e qendrueshëm të gjuhës standarde dhe kjo e realizuar nëpërmjet zërit shprehës të aktorëve më të famshëm të këtyre vendeve e këtu vlen të shtrojmë pyetjen se përse gjithë ky investim në disiplinat e komunikimit linguistik?
Në Europë dhe në SHBA gjuha nuk është vetëm mjeti shprehës e komunikativ, por mjeti armë për të transmetuar këndvëshrimet, idetë, opinionet, për të harmonizuar raportin e ndërsjellë midis gjuhës dhe mendimit të fshehur në rrjetet semantike të trurit human dhe që më pas u shoqërua me shkenca moderne si psikolinguistika, neurolinguistika etj. ku në mënyrë të veçantë politikanët nën shembullin e psikolinguistëve të themeluesit amerikan Noami Çomski, e përdorën atë si një mjet komunikimi të shëndetshëm, produktiv e dallues midis njëri-tjetrit.

Mjafton të dallojmë linguistikën e përdorur në këtë dekadë dhe që majën e saj  arriti në këto zgjedhje politike, nga dy liderët kryesorë të politikës në vendin tonë. Në ligjërimin e Edi Ramës, të shkruar apo të folur, të duket sikur udhëton në veprat më të mira të Konicës, të ligjërimit verbal të Eqrem Çabejt mbi varrin e Bajo Topullit, në vitet 30 të shek. të kaluar, të ligjërimeve patetike të Memo Meto oratorit përpara pinjollëve të fashizimit, të porosisë së Androkli Kostallarit për të gjurmuar fjalën e rrallë shqipe, fjalën e brumit të saj për të efektuar njerëzit, ashtu si citonin Aleksandër Xhuvani apo poligloti Ndre Mjeda, për të bërë me vete intelektualët dyshues apo të pavendosur  reth fuqisë intelektual

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›