E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çpaturpësi!

magdalenaNga Magdalena Ramohito

Natyra kërkon pak, shumë pak, madje do thosha se ajo kënaqet edhe fare me asgjë me asgjë, ndërsa njeriut ajo që i kushton shumë shtrenjtë, nuk është uria, por lakmia, babëzia, të cilat janë sëmundje, që nuk do të shërohen kurrë.

Ndërsa ata tipa që fshihen për të vegjetuar, ata i përfytyroj brenda shtëpisë si në një varr dhe pa frikë mbi portën e shtëpisë së tyre do të shkruaja me germa të gdhendura Kanë vdekur, megjithëse ende nuk janë larguar nga kjo botë.

Po dikush mund të mos jetë dakord me mendimin tim dhe është në të drejtën e tij të kundërshtojë, sepse secili ka stilin e vet të jetesës, madje do të fyej rëndë për këtë vlerësim, sipas tij të gabuar.

Po pse natyra që na ka dhuruar një trup me dimensione të vogla na ka pajisur me një bark kaq të madh, të panginjur sa besoj se edhe kafshëve gjigande e më grykëse të botës mund tua kalojë?

Unë vetëm zemërohem, ankohem, madje kundërshtoj. Si mund të jemi ende me urimin e prindërve tanë? Si nuk e kuptojmë se çtë keqe na kanë uruar? Është e vërtetë se urimet e të afërme tanë janë krejtësisht të ndryshme me qëllimet tona, aq më të ndryshme aq më të suksesshme janë këto urime.

Tani nuk ka më habi për mjerimet që na ndjekin gjithë jetën tonë nga koha e fëminisë, që u rritëm në mes të mallkimit të urimeve të prindërve tanë.

Sa shumë kam shpresuar dhe akoma nuk jam pa shpresë, që perëndia të dëgjojë nga goja jonë një lutje bujare!

Po deri kur do të kërkojmë ndihmën e perëndisë? Përse nuk mund ti mbulojmë vetë nevojat tona? Edhe për sa kohë një tip njerëzish do të vjelin një popull të tërë për nevojat e tyre? Edhe për sa kohë anije nga përtej detit do të sjellin furnizime vetëm për një tavolinë?

Një pyll i vetëm mjafton për një tufë elefantë, pak metra e ndajnë luanin nga gjahu që e ngop, ndërsa hienat vrapojnë për të kapur të parat prenë e tij. Habitemi kur shohim si funksionon bota e kafshëve, por harrojmë se njeriut i duhet edhe toka edhe deti që të mund të ngopet.

Si mund ti themi stop kësaj babëzie të pakuptimtë?

Me protesta? Me lutje? Me votë? Po pasi i kemi përdorur këto mjete nuk ja kemi dalë, sepse protestat janë shtypur, lutjet nuk janë përfillur, votat janë blerë me vlerën e një jave ushqim.

Çpaturpësi!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›