Kohë të leshta
Në shkrimin pararendës thashë se mes asaj që flasin për tjetrin të tjerët disa tipa (të veshur me pushtet partiak ose shtetëror) në këtë mjedis të degraduar shoqëror dhe dhomave të gazit nuk ka dallim duke e pasur parasysh terrorizmin gjuhësor që i shquante.
Nuk shkruaj për protagonizëm sepse nuk jam në kurrfarë gare për pushtet.
Porse, po shihet sheshit, se elita aktuale kulturore dhe politike kosovare i frikësohet debatit dhe i druan pushtetit të dijes. Prandaj një palë preferojnë heshtjen, e pala tjetër gjuan me topuzë e mjete primitive të luftës, duke damkosur ata që shprehin një mendim të tyre të lirë si tradhtarë.
Damka ishte mjet lufte i Enver Hoxhës.
Damkosja e kundërshtarëve politikë i shërbeu atij për ta mbajtur pushtetin për gati gjysmë shekulli. Damkosi shqiptarë të mirë, madje edhe rilindës, që nga Midhat Frashëri e Faik Konica, nga Atë Fishta (eshtrat e të cilit i hodhi në Drin), Sejfulla Maleshova e Mitrush Kuteli. E sot elita politike kosovare po ecën gjurmëve të tij, duke shpallur tradhtarë nga të dëgjojë zëra disonantë dhe nga të hetojë disidencë e mendim ndryshe. Ajo që ndodhi me Fatos Lubonjën është e vonë, njëjtë pati ndodhur me Veton Surroin menjëherë pas luftës, kur në ditët e para pas çlirimit alarmoi për këmishëzinjtë; njëjtë po veprohet ndaj Idrizit dhe secilit që ka një mendim jokolektivist, të lirë dhe jokonfomist.
Pra, në këtë Kotevën tonë ska tregime të reja!
Në debatin Lubonja dhe të tjerët u përdorën fjalët si bir bushtre, sakatë, me të meta psiko-fizike, monstër etj.
Dhe disa kronistë përballë këtij terrori verbal e sugjerojnë heshtjen.
A do të sugjerojnë heshtjen edhe pas natës së xhamave të thyer?
Mbase sërish dikush do të thërrasë në pajtim, për hir të Kosovës dhe vlerave të saj.
Po ai, të cilit i janë shkatërruar dinjiteti dhe integriteti, ose që mund ta kenë vrarë, si kundërshtar i supozuar politik, pra si armik i popullit, ai si të ngrihet nga varri ose humnera për tua shtrirë dorën e për ti falur ata që e shtynë!?
Pikërisht një luftë nis me fjalët, sepse ato janë më të rrezikshme se bomba bërthamore, jetojnë gjatë dhe helmojnë shumë breza.
Luftërat e viteve 90 të regjimit fashist serb kanë nisur në RTV të Serbisë e jo në Borovo-Selo afër Plitvicës ose në Sarajevë e Prishtinë.
Para se ti shpinin në dhomat e gazit mijëra e miliona hebrenj, SS-të (nën prijësin famëkeq Goebels) hapën fjalë raciste për hebrenjtë, një nder to, stereotipin për hebrenjtë hundëmëdhenj si racë inferiore, pastaj nisi pogromi nata e kristaltë.
Kristallnacht (gjermanisht), është emri i koduar për atë që njihet si Nata e xhamave të thyer, apo Natës së kristaltë që ishte një pogrom (një seri sulmesh të koordinuara) kundër hebrenjve në tërë Gjermaninë naziste dhe pjesë të Austrisë më 9 dhe 10 nëntor 1938, kryer nga paramilitarët dhe civilët. Autoritetet gjermane vetëm shikonin pa ndërhyrë. Sulmet kishin lënë rrugët e mbuluara me xhama të thyer nga dritaret e shtëpive, dyqaneve në pronësi të hebrenjve, si dhe sinagogat. Së paku 91 hebrenj u vranë në sulme dhe 30.000 ishin arrestuar dhe burgosur në kampet e përqendrimit. Shtëpitë hebraike, spitalet dhe shkollat u plaçkitën, pasi sulmuesit demoluan ndërtesat me sledgehammers (çekanë farkëtarësh). Mbi 1000 sinagoga u dogjën (95 vetëm në Vjenë) dhe mbi 7000 biznese hebraike u shkatërruan tërësisht ose u dëmtuan.
Megjithëse antropologët si Luschan erdhën në përfundim empirik se fiksimi i hundës nuk është aspak karakteristikë e semitëve.
Pra ky studim ishte një dëshpërim i madh për ata që hundën hebraike e vrojtonin si një indeks të rëndësishëm racor (Topinard, Bertillon, Deniker, etj).
Hundët e tyre, si rregull – thotë Luschan – janë të shkurtra dhe të drejta, shpesh nuk bien në sy ose janë konike…
Ndërsa në shoqërinë kosovare doli dikush që dëshiron ta përligj racizmin për tjetrin si sakat, monster e më të meta psikofizike, madje ta shquaj këtë racizëm monstruoz si armë për të mbrojtur vlerat e Kosovës, duke dashur madje që nga kjo të krijojë besim popullor, sepse vjen nga mendja dhe lapsi i një çlirimtari, një doktori të historisë, një zyrtari qeveritar, pra nga akëcili që është i veshur me pushtet!?
Pas debatit të fundit për kombin skizofrenik (term i Lubonjës), për racizmin, fashizmin dhe frikën për të dëshmuar për të ligen, (krimin) doli mes nesh edhe një ide epokale që e përmbledh tërë këtë egërsi totalitariste: Patriotët duan një ligj për mbrojtjen e veprës së figurave kombëtare si Skënderbeu e Ibrahim Rugova, Nana Tereze e Adem Jashari, Enver Hoxha e Adem Demaçi, Sali Berisha e Hashim Thaçi etj.
Sikur në ditët më të palavdishme e më shtypëse të komunizmit stalinist, atij enverist dhe titist, në debatet shoqërore në Kosovë, ka ndërhyrë frika.
Ashiqare, frika i ka heshtur shumicën dërrmuese të atyre që dinë dhe i ka përndezë shumicën dërmuese të injorantëve të turmave.
Tash racistë të katër anëve më janë vërsulur pse kisha vënë në titull gjetjet e një Instituti prestigjioz ndërkombëtar për shkallën e lartë të racizmit tek shqiptarët. Kush do të bëhet racional le të klikojë p.sh. në këtë vegëz: http://www.gazetatema.net/web/2013/05/16/sondazhi-shqiperia-vendi-me-racist-ne-europe-dhe-kjo-ka-lidhje-edhe-me-zhvillimin-ekonomik/
Mendimi kolektiv, kombëtar apo fetar, buron nga frika prej tjetrit/tjerëve pra na thotë të bëhemi tubë (të crezistojmë si turmë, kolektivitet) dhe kjo rëndom shpie në dhunë
Qe besa, pak kujt i kujtohet sot përmbledhja me poezi Kohë të leshta e autorit serb Gojko Djogo, e botuar në prill të vitit 1981 në edicionin e poezisë bashkëkohore të Prosvetas beogradase. Pa kaluar as një muaj prej se ishte shfaqur në librari libri ishte djegur. Poeti së pari ishte dënuar në Gjykatë e Qarkut të Beogradit, me dy vjet burg për propagandë armiqësore. Me gjykimin e dytë të Gjykatës Supreme të Serbisë, poeti ishte dënuar me një vit burg për shkak të lëndimit të imazhit të RFSJ-së dhe përfundimisht, Gjykata federale ia kishte vërtetuar dënimin me një vit burg.
Motivacioni i dënimit: aludimi se në Jugosllavi nuk ka demokraci e liri shprehjeje, përkatësisht përdhosja e jetës dhe veprës së shokut Tito.
Në fazën e parë, akuzat e prokurorëve të shtetit dhe dëshmitarëve, që vijnë vargevi, me i hy në qejf regjimit përmbajnë fjalët: asociacione fatale, fyerje, asociacione direkte, analogji, aludime, aludime të vrazhda pamfletiste për simbolet e fryteve të revolucionit, aludime të shëmtuara në disa simbole të revolucionit tonë etj.
Dhe vjen faza e dytë, kur dalin në skenë të urtët, si një shkrimtar i njohur serb Miodrag Bulat
