E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi sistemet fiskale të vendeve të Evropës dhe debatin aktual

Share

Nga Arben Demo

           

         

Ka disa vite që Shqipëria është në krizë, e kemi fjalën për krizën ekonomike sepse ajo politike po rezulton bashkëshoqëruese e tranzicionit shqiptar dhe, përderisa nuk e mënjanojnë, do të thotë se askush nuk mendon se ndikon dhe në zhvillimin ekonomik e mirëqenien e jonë, përderisa nuk ndryshojmë. Ka ndër ata që e mohojnë praninë e krizës  ashtu si dhe të tjerë që e trumbetojnë. Veçse janë të rrallë zërat për studimin e saj dhe mënjanimin e pasojave. Ndërkohë, ajo përdoret për tu mburrur ose për të sharë, sipas përkatësisë politike të analistit apo gazetarit dhe politikanit. Në se do të ishte thjeshtë një fantazi e opozitarëve të regjimit, askush nuk duhej të shqetësohej, por nuk ndodh kështu, sepse ajo është e pranishme si në treg ashtu dhe në shtëpitë tona e në jetën tonë të përditshme e vjen përditë duke u thelluar.

Për të gjykuar për shëndetin e ekonomisë së një vendi përdoren tregues të  shumtë. Në kushtet e globalizimit ato pranohen nga të gjithë, e në radhë të parë edhe nga vendet e mëdha, kur ato vijnë nga institucionet financiare ndërkombëtare. Këto tregues llogariten edhe nga vetë vendet, por, janë gjykimet e institucioneve të pranuara nga të gjithë që duhet të merren parasysh, aq më tepër kur mbi bazën e tyre gjykohemi nga të tjerët për ndihma, investime e kredi. Tregues si punësimi, kursi i këmbimit me dy monedhat bazë, bilanci tregtar, niveli i inflacionit, lehtësia apo shtrëngesa e kreditit, rënia e konsumit dhe  blerjeve në përgjithësi, borxhi dhe vlerësimi i tij, ritmet e zhvillimit ekonomik, tregues i të cilit është rritja ose rënia e GDP(PPB) e të tjera, janë të mjaftueshme për të gjykuar edhe në rastin e vendit tonë. Më të pranueshme si shifra janë ato që jep periodikisht FMN. Shifrat që japin qeveritë edhe  mund të trukohen prej tyre për politika dritëshkurtër.

Në këto vite të krizës globale, detyrimi për zvogëlimin e dëmeve dhe daljen prej saj, d.m.th. ndalimin e recesionit dhe ngritjen e ekonomisë, ra mbi qeveritë dhe biznesin. Biznesi për të kapërcyer krizën morri një sërë masash si mbyllja e njësive me humbje, shkurtimi drastik i shpenzimeve, kërkesa për subvencione dhe lehtësira nga shteti për të vazhduar prodhimin dhe përballuar konkurrencën, rinovimi teknologjik, përshtatja kërkesave të tregut e të tjera. Ndërsa qeveritë ishin ato që  u ndodhën më ngushtë për shkak të vështirësive që patën ekonomia dhe qytetarët sidomos shtresat e varfra. Vendet që nuk reaguan menjëherë ishin ato që patën dhe pasojat më të mëdha dhe do tju duhet më shumë kohë që të dalin nga kriza. Qeveritë shkurtuan shpenzimet e aparatit shtetëror,  duke bërë sipas rastit dhe shkurtime të punonjësve buxhetor, ndihma financiare për bankat dhe sipërmarrjet në vështirësi, masa kundër monopoleve, reforma strukturale, shtimin e luftës kundër korrupsionit e sidomos kundër evazionit fiskal, dhe të gjitha këto, me reforma strukturore e të sistemit fiskal e të pensioneve, që kishin vite që i shtynin.

Po ndër ne ? Biznesi veç disa kërkesave për lehtësira e protestat për sistemin e gjobave, përgjithësisht nuk ngacmon qeverinë, në qoftë se  nuk e mbështet, dhe bën sikur nuk ka probleme thelbësore me rënie të prodhimit dhe të fitimit, që po thellohen gjithnjë. Ajo duket e kënaqur me një tatim fitimi qesharak prej 10% me një detyrim për të ardhurat personale prej 10%, pa shikuar se dukuri ta tilla si rënia e konsumit, mungesa e likuiditetit, shtrëngimi i kredisë dhe varfërimi i tejskajshëm i shumicës, rezultat i politikave të qeverisë, kanë pasoja dhe për të. Ndërkohë qeveria vazhdon euforinë, duke folur për suksese e duke na numëruar vendet e shumta të përparuara (në mos të gjitha) që kemi lënë prapa. Për reforma reale si ato të mësipërmet as që bëhet fjalë dhe kriza sa vjen e thellohet duke vështirësuar daljen prej saj dhe kohën që do duhet për rimëkëmbje të ekonomisë.

Qëllimi i këtij shkrimi është të japi një pasqyrë të realitetit fiskal të vendeve anëtare të vjetra Bashkimit Evropian, të vendeve ish-socialiste që janë anëtarësuar ndërkohë në BE, si dhe vendeve  të rajonit tonë. Tabela e mëposhtme jep të dhëna të treguesve për nivelin e ekonomisë, presionin fiskal (të ardhurat tatimore minus kontributet për pensione e sigurim shëndetësor, pjesëtuar për GDP-në) si dhe nivelin e tatim fitimit për sipërmarrjet, atë për vlerën e shtuar (TVSH) si dhe tatimin për të ardhurat personale; si dhe një analizë më të detajuar të tyre.

Në shtypin tonë ka disa kohë që shkruhen artikuj në mbrojtje të tezave partiake për ekonominë shqiptare duke folur vetëm për taksat: progresive apo të rafshta; pa shifra, pa përvojën e të tjerëve dhe duke i quajtur  përralla kërkesat e palës tjetër deri dhe  antikushtetuese (!!!). Por, nga ana tjetër edhe  pa propozime të argumentuara për reforma, pa llogari për impaktin e masave që trumbetohen si revolucionare (terminologji enveriste), në rritjen e prodhimit dhe mirëqenies, nuk do të përmirësohet kurrë gjendja e vendit.

Për të ndihmuar në këtë debat, deri tashti vetëm në mbrojtje të liderit të secilës palë, kemi përgatitur tabelën e mëposhtme (TABELA 1), njohja me të cilën na lejon të kuptojmë çfarë pasoja afatgjatë kanë politikat kryeneçe.

SHTETI G D Pmln $ G D Ppër frymë

përqindja e borxhit ndaj GDP

Presioni

Fiskal

në %

TATIMI

     mbi të ardhurat

personale

TATIMI

mbi fitimin

e kompanive

Tatimi mbivlerën

e shtuar

Gjermania 3286797

37935

81,8

  40,6

0-14-42-45

15+15**

19 *

Franca 2673853

36048

85,2

  44,6

0-40

33,1

   21,2 *

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›