E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet aksion te ndertuesit evazion fiskal ne ndertim e transport

Ka mjaftuar një aksion disa ditor i tatimoreve për të nxjerrë në dritë një nivel të lartë të evazionit fiskal në sektorin e ndërtimit. Vetëm në kryeqytet në 40 objekte janë evidentuar shkelje të rënda si në dokumetacionin tekniko ligjor, ashtu edhe në mosdeklarimin e detyrime tatimore nga firmat e ndërtimit. 150 nënkontraktore të këtij sektori janë nën hetim. Mbi 1 mijë punonjës të këtyre 40 objekteve dyshohet se punojnë pa kontrata dhe se për to kompanitë nuk paguajnë sigurimet shoqërore.

Tatimorët do ta vazhdojnë aksionin kundër evazionit fiskal dhe parregullsive në sektorin e ndërtimit. Por ky sektor nuk është i vetmi me nivel të lartë informaliteti. Vetëm gjatë muajit prill, inspektorët e tatimeve zbuluan 212 raste me shkelje nga 3 500 kontrolle. 

Sipas tatimeve, lufta kundër informalitetit i ka shtuar të ardhurat. Vetëm në prill ato janë rritur me 360 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›