E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbidoza i merr jetën djalit të Silvester Stalones

Lajmi bëhet i ditur nga “Global Post” që citon zyrtarët të kenë shprehur dyshimet se vdekja ka ardhur si pasojë e një mbidoze ilaçesh, porse do të duhen disa javë deri në daljen e rezultateve përfundimtare.

Sage Stallone është shfaqur edhe në një nga filmat e Silvester Stalones, "Rocky V", ku luante rolin e djalit të Rocky Balboas. Ai ishte më i madhi i dy fëmijëve që Stalone pati me gruan e parë, Sasha Czack.

“Silvester Stalone është thellësisht i trishtuar nga humbja e papritur e të birit, Sage…Humbja e tij do të ndjehet përgjithmonë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zëdhënësja e tij, Michelle Bega.

Përfaqësuesi ligjor i Sages, George Braunstein, tha se klienti i tij nuk ka gjasa të jetë vetëvrarë.
“Jam thellësisht i trishtuar. Është humbje tragjike”, tha Braunstein për “NBC TV”.

“Ai ishte një aktor i jashtëzakonshëm, një shkrimtar i mirë dhe drejtor i mirë filmash. Ishte një nga ata që respektohen shumë në Hollivud. Shumë i talentuar. Ai kishte ndër mend të martohej dhe po punonte në një sërë projektesh”, tha Braunstein.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-07-14 14:28
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›