LSI: Zgjedhjet e vitit 2013, provë për reformën zgjedhore

“Gjithmonë arritja e një kompromisi ka një anë që unë do ta konsideroja pozitive në planin politik sepse në fund të fundit përmbush në një farë mënyre një nga kushtet që e lidhin Shqipërinë me procesin e përftimit të statusit të vendit kandidat dhe ne së bashku sot mund të themi që kemi një kusht të realizuar. Por, nuk jemi të bindur se a kemi të njëjtën përgjigje për cilësinë e tij. Tashmë kompromisi është arritur dhe ky kompromis ka një provë serioze, një provë të së vërtetës në zgjedhjet e vitit 2013, ku ne të gjithë së bashku do të kemi mundësi të shikojmë që ky Kod me këto ndryshime, ky Kod i arritur përmes këtij kompromisi të vështirë dhe mjaft të zgjatur dhe të tepruar në kohë, a do t’i rezistojë provës së zgjedhjeve me sukses? Pra, për të prodhuar zgjedhje të pakontestuara, zgjedhje të administruara mirë, zgjedhje që prodhojnë rezultatin në një kohë të shpejtë dhe të cilat mundësojnë ndërtimin e qeverisjes në kohën më të shkurtër.
Sigurisht, këto janë pyetje, përgjigjen e të cilave ne do ta marrim në vitin 2013, duke mbetur gjithsesi të bindur që ajo që kishte lidhje me kriteret e përfaqësimit dhe përafrimit gjithmonë e më shumë të përfaqësimit të votës dhe barazisë saj, për të cilën ne nuk mendojmë se ka pasur ndryshime thelbësore që do të na thoshin sot që ne kemi një përmirësim rrënjësor në këtë gjë. Megjithatë, zgjedhjet e 2013 janë aty dhe prova e së vërtetës është aty”, tha Vasili.
2012-07-14 15:20