Vëzhguesit e OKB-së përpiqen të hyjnë në Hama

Kreu i ekipit të vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri, gjenerali Robert Mood, i ndërpreu operacionet muajin e kaluar, për shkak të rreziqeve për sigurinë ndaj 300 vëzhguesve që ndodhen në Siri, shkruan “VOA”.
Aktivistë dhe dëshmitarë thonë se trupat bombarduan fshatin Treimsa të enjten. Llogaritet që numri i të vdekurve të jetë më shumë se 220. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon fajësoi qeverinë siriane për sulmin.
Lajmet për masakrën në Hama vijnë ndërkohë që Këshilli i Sigurimit debaton nëse do të vendosë sanksione të reja mbi qeverinë siriane në qoftë se ajo vazhdon të sulmojë civilët me armë të rënda. Rusia po kërcënon përsëri se do t’i verë veton rezolutës së mbështetur nga Perëndimi./Start/
2012-07-14 14:43