E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Projekti për kampusin universitar është gati

Nga Arsen Rusta
Projekti për kampusin universitar tashmë është gati dhe së shpejti pritet fillimi i punimeve. Rektori Dhori Kule jep për “news 24” detaje të projektit për kampusin i cili parashikohet të ndërtohet në ish ambjentet sportive të qytetit “Studenti”. 

TIRANE- Në një intervistë për “news 24” Rektori i universitetit te Tiranës profesor Dhori Kule ka shpjeguar projektin e Kampusit Universitar. Kampusi do të jetë i përbërë nga Zona e Fakulteteve, zona sportive si dhe ambjentet e gjelbërta çlodhëse. Pritet që ky projekt të ndërtohet në ish ambjentet sportive të qytetit studenti, e rrethuar nga disa fakultete kryesore nga ku do të ndërthuren më së mire funksione të rëndësishme si: Drejtimi universitat, arsimi, kërkimet shkencore si dhe kultura fizike me shlodhjen ne kohën e lirë.
Duke e vlersuar si një nismë tepër të rëndësishëm e cila ka gjetur mbështetjen e gjërë të palëve për tu kthyer në një projekt konkret Kule shprehet se “Ky kampus është i standarteve Europiane dhe i jep mundësi Univesitetit të Tiranë të ketë kushte europiane në procesin akademik, duke rritur cilësinë e mësimdhënies si dhe sherbimimet që një ambjent universitar duhet të ofroj për studentët”.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›