E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbillen fidanë pranë përroit të Oblikës, banorët: Të ndëshkohen ata që dëmtojnë hapësirat e gjelbra

Në fshatin Oblikë të Njësisë Ana e Malit pak ditë më parë bashkia Shkodër ka mbjellë fidanë të rinj për shtimin e sipërfaqeve të pyllëzuara përgjatë përroit.

Gjithashtu është bërë e mundur edhe pastrimi i mbeturinave dhe sistemimin e përroit që prej kohësh ishte kthyer në shqetësim për banorët.

Banorët kërkojnë që të këtë një bashkëpunim mes bashkisë dhe komunitet për të mirëmbajtur këtë zonë.

Shtimi i hapësirave të gjelbërta dhe kujdesi ndaj tyre ka qenë në fokusin e bashkisë Shkodër gjatë kësaj kohe jo vetëm në qytet por edhe në njësi administrative.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›