E Martë, 3 Nëntor 2026

Lëvizje të pakta në Muriqan, shkodranët nuk zgjedhin Malin e Zi për të kaluar ditët e pushimit

Situata ishte e qetë sot në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit. Megjithëse qeveria vendosi t’u krijojë  mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes ditës së bukur të verës dhe fundjavës qytetarët shkodranë duket se nuk kanë zgjedhur Malin e Zi për te kaluar këto ditë pushimi.

Sipas autoriteteve doganore në 24 orët e fundit pranë pikës kalimit kufitarë të Muriqanit kanë kaluar rreth 4660 shtetas, 2100 në hyrje dhe4 2560 në dalje.

Ndërsa aktualisht po punohet me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›