Mbipesha tek gratë shtatzëne ndikon tek foshnjet

Ndërsa përpjekjet për parandalimin e mbipeshës trupore vazhdojnë, një studim i ri tregon se një nënë mbipeshë afekton foshnjen gjatë lindjes dhe jetës. Sipas studimit, një fëmijë që lind mbi peshë ka më shumë gjasa të jetë i tillë edhe kur të rritet, raporton VoA. Shumë ekspertë mendojnë se ushqimi i tepruar gjatë periudhës së shtazënisë, krijon një mjedis jo normal në fetus që mund të ndryshojë përgjithmonë trurin e një foshnjeje. Ky mjedis brenda barkut të gruas shtatzëne, i krijuar nga ngrënia e tepruar, mund të sjellë ndryshime edhe në pankreas, organ që kontrollon metabolizmin.
Doktor David Ludwig në spitalin e fëmijëve në Boston thotë se pesha e lartë e lindjes ka qenë e lidhur me rrezikun për astmë, alergjitë dhe disa lloje të kancerit. Studimi i ri tregon se mbipesha foshnjore lidhet edhe me mbipeshën në moshë të rritur.