E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yahoo fillon të kalojë në Bing

Kaliforni, 18 gusht - Duke filluar nga kjo javë, kërkimet në faqet e Yahoos do të marrin shenjën “Powered by Bing”, duke shënuar fillimin e partneritetit midis Microsoftit dhe Yahoos në biznesin e kërkimit.

Sipas agjencive të lajmeve, Yahoo në blogun e vet zyrtar ka publikuar këtë hap të rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes së vitit të kaluar midis dy kompanive. Tani për tani, implementimi i shërbimit të kërkimit të Microsoftit, Bing, është i kufizuar vetëm në SHBA dhe Kanada, ndërsa më vonë do të shtrihet në pjesën tjetër të botës.
Gjithashtu janë bërë disa ndryshime në shërbimet ekzistuese të Yahoo. Kështu BOSS (build your own search service) do të vazhdojë të punojë, por Yahoo do ta bëjë këtë shërbim me pagesë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›