Thaci ndalon vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë
PRISHTINE– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që nëpërmjet një letre të njoftojë përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Pieter Feith, se Qeveria e Kosovës nuk do t`i lejojë vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, për shkak të provokimeve politike që janë shkaktuar nga këto vizita deri më tash.
Në letrën e Thacit, sic bën të ditur sot gazeta “Koha Ditore”, Thaçi ka njoftuar “mbikëqyrësin e pavarësisë” se Goran Bogdanovicit nuk do t`i lejohet vizita në Kosovë, që është kërkuar për datën 19 gusht, ndërkaq do të pezullohen edhe kërkesat tjera.
“Për më shumë, me keqardhje ju informoj se kam vendosur të pezulloj të gjitha kërkesat tjera të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë që planifikojnë ta vizitojnë Kosovën, për shkak të dështimit të tyre të vazhdueshëm që të veprojnë në bazë të rregullave dhe procedurave për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Ky suspendim mbetet në fuqi deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kreu i qeverisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)