Ushqimet me kripë ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare

Ekspertët thonë se amerikanët konsumojnë kripë gati 50 për qind më shumë sesa kanë nevojë dhe se konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të tepruara sodium a natrium ndikon në presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare. Kripa i bën ushqimet të shijëshme, dhe sipas ekspertëve do të duhej një kohë e gjatë që njerëzit të mësoheshim me një shije të re, atë të ushqimeve me pak kripë. Prandaj edhe Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA ka filluar një program të ri për pakësimin gradual të kripës në ushqimet e restoranteve dhe në ato të paketuara, ka raportuar Radio Zëri i Amerikës .
Sanduiçet me mish dhe djathë me pak yndyrë mendohet se janë ushqime të shëndetëshme. Prandaj edhe Uest Morgan as që e lexon etiketën ku tregohet sasia e sodiumit në këtë ushqim të paketuar. Kripa i bën ushqimet më të shijëshme dhe më të durueshme ndaj kohës.
Por ushqimi i kripur nxit edhe presionin e gjakut. Dhe presioni i lartë të gjakut mund të çojë në goditje në zemër dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.
Administrata e Ushqimeve dhe Barnave njoftoi kohët e fundit një plan dhjetë vjeçar për të pakësuar sodiumet ose natriumet në ushqimet e paketuara dhe në restorante, pas propozimeve nga një komision shkencor. Por masat për kufizimin e kripës në ushqime nuk kanë ndonjë fuqi ligjore.
Dr. Bob Rubin, anëtar i komisionit shkencor, parapëlqen paksimin gradual të sasise së sodiumit e kripës që përdoret në ushqimet në restorane. Ai mendon se çështje të tilla nuk mund të zgjidhen me pakësime të menjëherëshme sepse konsumatorët do ta ndjejnë menjëherë ndryshimin e shijes me të cilën janë mësuar dhe ushqimi i ri me pak kripë nuk do t'u pëlqente.
Amerikanët konsumojnë mesatarisht 3500 milligramë natrium në ditë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo sasi është rreth 50 për qind më shumë sesa trupi ka nevojë.
Mjekët thonë se njerëzit 40 vjeç e sipër ose ata që kanë tension të lartë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1500 milligramë sodium në ditë. Ndërsa të rriturit e tjerë nuk duhet të konsumojnë më shumë se rreth 2300 miligram në ditë.
Shumë amerikanë pranojnë se problemi i kripës duhet të trajtohen dhe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen rreth dëmeve që sjell konsumimi i ushqimeve me shumë kripë, edhe pse ushqimet me pak kripë nuk janë të shijëshme. Skeptikët thonë se pakësimi i kripës në ushqime do të jetë një detyrë e vështirë. Industrisë ushqimore do t'i duhet të ndryshojë shumë prej proceseve të përpunimit të ushqimeve, që edhe me pak kripë të mbeten të shijëshme, të shëndetëshme dhe freskëta.