Mbipopullim ne tragete, kaos ne port
Durres- Rikthehet makthi dhe kaosi tek emigrantet qe kthehen nga vendet ku jetojne e punojne per pushime ne Shqiperi. Shkak kete here nuk jane bere sportelet, por mbingarkesa ne tragete dhe radha e gjate e pritjes. Dy tragetet e linjes Bari-Durres kane mberritur me dy ore vonese dje ne port, nderkohe qe kater mjete te tjera lundruese po te mbingarkuara kane krijuar situate te ndere ne portin e Durresit pasditen e djeshme. Kapaciteti i trageteve ka qene pothuajse dyfish dhe nuk eshte dhene asnje shpjegim per kete situate te krijuar, kur agjencite presin me shume bileta nga vendet qe kane mjetet lundruese. Ne Durres kane zbarkuar mbi 7 mije vete dhe 2 mije mjete ne gjashte tragetet e ankoruar, kurse Policia Kufitare ka punuar me te pakten 10 sportele ne hyrje. Me e qete ka qene situata ne portin e Vlores dhe te Sarandes, kur tragetet ne lundrim kane qene me te pakte dhe po ashtu numri i udhetareve qe nuk e ka kapur shifren e 2 mije personave dhe 600 mjeteve. E njejta gje mund te thuhet per Kakavijen, ku diten e djeshme kane hyre rreth 4 mije emigrante dhe ne Kapshtice me 3500 te kthyer.
Portet
Kapitenerise se portit Durres dje i eshte dashur te mbaje nen kontroll kaosin e krijuar nga numri i larte i udhetareve ne tragete. Situata eshte shpjeguar me se tepermi edhe me perfundimin e Kampionatit Boteror dhe prenotimin e biletave pikerisht diten e fundit te tij. Oret e para te mengjesit ne port eshte marre njoftimi per mberritjen e dy trageteve nga Bari, por me vone u raportua edhe per nisjen ne udhetim te kater te tjereve. Numri i pergjithshem i te kthyerve shkonte ne mbi 7 mije vete. Kater tragetet e pare kane shenuar nje vonese prej dy oresh per shkak te mbingarkeses dhe shpejtesise se ulet ne lundrim. Vonesa jane krijuar edhe ne Itali me imbarkimin e mjeteve dhe udhetareve dhe me pas me zbarkimin ne Durres e perpunimin ne sportele. Pjesa tjeter e trageteve jane nisur nga Trieste dhe Ankona, ndersa mberriten oret e para te pasdites me mbi 2 mije pasagjere ne bord. Emigrantet kane shpjeguar se situata ka qene e njejte me vitin e kaluar, ku ka pasur dyndje udhetaresh, radhe ne sportele, sidomos ato italiane.
Vlore
Nuk jane raportuar probleme nga Kapitenerite e porteve Vlore dhe Sarande, ku procesi i perpunimit te trageteve ne nisje dhe mberritje ka qene i qete. Numri i te kthyerve ne keto dy porte nuk ka qene me shume se 2 mije vete ne tre tragete dhe eshte punuar me kapacitet normal sportelesh.
Kapshtice
Vijne 3500 vete, nuk ka radhe ne kufi
Ardhja e fundjaves ka rritur edhe numrin e emigranteve te cilet kthehen ne atdhe permes pikes kufitare te Kapshtices ne Korce. Gjate 24 oreve te fundit, permes pikes kufitare te Kapshtices mesohet se kane hyre ne Shqiperi rreth 3500 persona dhe 1200 mjete. Pika Kufitare raportoi se ka punuar me 5 sportele gjate fundjaves dhe mban kontakte me homologet greke per fluksin ne ditet e ardhshme. Nuk ka pasur radhe te gjata ne perpunimin e mjeteve ne dogane, pervecse ne intervale te caktuara.
Kakavije
Mberrijne 4 mije emigrante, shtohen sportelet
Mbremja e se shtunes dhe dita e diel i ka gjetur me sherbim te plote kontrolloret e Pikes Kufitare ne Kakavije. Numri i emigranteve te kthyer deri dje ka qene 4 mije persona dhe rreth 1 mije mjete, me qellim kalimin e pushimeve ne Shqiperi. Dogana e Kakavijes ka punuar me te pakten 8 sportele ne hyrje dhe me gjysmat ne dalje per ne Greqi, kurse pala greke ka pasur me pak sportele. Gjithsesi mesohet se nuk jane shenuar radhe te gjata megjithe fluksin e te kthyerve dhe perpunimi i emigranteve ka qene i shpejte. Policia e Gjirokastres nuk raportoi anomali, ndersa e qete ka qene situata edhe ne Tre Urat, me fluks te vogel hyrjesh per ne Shqiperi.