Ankesa e turisteve alarmon prefekturen
BERAT- Letra e nje grupi turistesh te huaj dhe fluksi madh i te ardhurve qe kane zbarkuar ne Berat dhe pritet te vijne gjate javeve te mbetura te muajit korrik dhe ne gusht, ve ne levizje prefekturen. Kreu i institucionit, Bujar Hoxha ka vene ne dijeni vartesit per shqetesimin e turisteve te huaj per gjendjen nga brenda te qytetit dhe kushtet qe lene per te deshiruar, duke dhene urdher qe te ngrihet menjehere shtabin per marrjen e masave urgjente, me qellim ruajtjen e rendit, qetesise dhe mjedisit gjate ketyre dy muajve. Shtabi do te kryesohet nga vete prefekti, qe do te ndjeke situaten hap pas hapi, si ate ne infrastrukture per turistet e huaj apo vendas, ashtu dhe ato te akomodimit, sherbimit dhe te sigurise per jeten. Burime zyrtare nga prefektura konfirmuan se numri i turisteve te huaj kete vit pritet te jete me i madh, ndaj dhe kerkohet sherbim me cilesor. Prefekti ka mbledhur vartesit dhe te zgjedhurit vendore, ku ne prezencen edhe te drejtuesve te rendit ka kerkuar zbatimin e nje plani masash per sezonin veror. Prioritet sipas diskutimeve te mbajtura, do te jene furnizimi i qytetit 24 ore me uje e drita, rendi dhe qetesia, si dhe akomodimi apo guidat per turistet e huaj. Vete prefekti Hoxha ka ngritur shqetesimin e varrezave te makinave te ngritura pergjate aksit kombetar Berat-Lushnje, Berat-Fier, qe jo vetem shemtojne pamjen, por edhe ndotin ambientin. Nje tjeter shqetesim kane qene hapesirat publike dhe parkingjet per te huajt, duke kerkuar nga Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit marrjen e masave sa me shpejt per disiplinimin e qarkullimit dhe caktimin e vendeve ku do te parkohet. Nga specialistet e shendetit eshte diskutuar ngritja e grupeve mjekesore per sherbim te shpejte si dhe cilesia e ushqimeve. Prefekti Hoxha kembenguli qe edhe zhurmat akustike gjate ketij sezoni duhet te minimizohen ne maksimum, ndersa bashkia duhet t’i kushtoje vemendje me te madhe zones antike te Kalase e lagjeve muzeale si Mangalem apo Gorice.
Letra
Pas kthimit per ne vendin e tyre, grupi i turisteve qe qendroi per disa jave ne qytetin e gurte te Beratit, ka derguar me faks nje leter ne zyren e prefektit Bujar Hoxha. Duke falenderuar per mikpritjen dhe bukurite qe ofronte qyteti antik mbi 2400 vjecar, turistet vinin ne dukje shqetesimin e tyre per gjendjen e brendshme te qytetit, lagjen Kala dhe kushtet qe mbizoteronin, ku reklama ne guida nuk i pergjigjej situates reale.