E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Tadiç mos të përzihet në punët e Kosovës

Deklarata e Rexhepit vjen pas komenteve të presidentit serb, i cili e pati akuzuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, se po kërcënon me luftë kur deklaron se do të dërgojë Njësitë speciale të policisë në Mitrovicë. Bajram Rexhepi theksoi se Tadiç ka dështuar në Këshillin e Sigurimit dhe po vazhdon të dështojë në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, prandaj si justifikim të këtyre dështimeve merret me deklaratat e tij.

Ai theksoi se pavarësisht çfarë ka thënë Tadiç, nuk do të zmbrapset për të realizuar vënien e ligjshmërisë në veri dhe shumë shpejt sipas tij, pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të shkojnë në atë pjesë për të arrestuar kriminelët dhe vendosur rendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›