Shkodër, policia parandalon vrasjen

Ditën e djeshme policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje.
Të dielën në vendin e qujatur plazhi Velipoje, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Besnik Brahimi, 47 vjeç.
Arrestimi i tij u bë për arsye se , ky shtetas si pasojë e një konflikti, për motive të dobëta, me shtetasin D. H., në plazhin e Velipojës, ka kërcënuar seriozisht për jetën këtë të fundit. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në automejtin e tij tip me targa DI 44 15 A iu gjetën dhe iu sekuestruane , një armë zjarri së bashku me një krehër me 17 copë fisheke, të cilat 47-vjeçari mbante pa leje.
Besnik Brahimi është arrestuar nën akuzën për "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".