E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbipopullimi i klasave në Shkodër, Ferketi: Do shmanget këtë vit

Mbipopullimi në klasa është një nga shqetësimet kryesore që kanë shkollat e mesme, kryesisht të qyteteve të mëdha. Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, drejtoritë rajonale në mbarë vendin po marrin masa për të shmangur këtë mbipopullim te klasave.
 

Pervec Tiranes, fenomeni i klasave të mbipopulluara për vite te tera ka qënë në qytetin e Shkodrës, ndërsa Drejtoria e Arsimit bën të ditur se do te këtë shpërndarje të nxënësve edhe drejt gjimnazeve të tjera që të shamnget fluksi i nxënësve vetëm në një shkollë.

Drejtoresha e Arsimit ne Shkoder, Atrida Ferketi, tha se po bashkepunohet edhe me Drejtorite e shkollave 9-vjecare për mënyrën se si do të bëhet shperndarja e nxënësve në gjimnaze.
 

Data 10 shtator pritet te gjeje gati te gjitha shkollat 9-vjecare dhe te mesme ne Qarkun e Shkodres. Drejtoria e Arsimit në Shkodër apelon nxënësit që të frekuentojnë edhe shkolla të tjera për të shmnagur fluksin e tyre nëpër gjimnazet e mëdha.

Autoritetet e arsimit thone se nuk ka asnje neglizhencë apo mungesë aftësie të mësimdhënies në shkollat e tjera dhe jo vetem gjimnazet me emër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›