E Diel, 1 Nëntor 2026

Urimi i VV për Bajramin: Liri kombëtare, drejtësi e barazi sociale

Lëvizja Vetëvendosje të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen, ua uron Fitër Bajramin.
 

“Ne ua dëshirojmë të gjithë besimtarëve pranimin e agjërimit nga Zoti, veprat e tyre të mira, dhe vlerësimin e përkushtimit të tyre. Dita e Bajramit duhet të na e fisnikërojë edhe më tepër shpirtin tone në përpjekje drejt lirisë kombëtare, drejtësisë shtetërore dhe barazisë sociale. Kjo ditë ngjall shpresë e cila duhet të kthehet në angazhim”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes vetëvendosje.
 

“Sot kur shoqërinë tonë e ka përfshirë skamja, mjerimi dhe kriza e vlerave, më shumë se kurrë kemi nevojë për solidaritet e veprim konkret”, përfundon komunikata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›