Mbivendosja e pronave, shkojnë në kushtetuese 3 udhëzime të Berishës për hipotekat
Avokati i popullit ka kërkuar dhe ndryshimin e neneve të dy ligjeve për pronat
Habjon Hasani
Tre udhëzime të kryeministrit Berisha si dhe nene të caktuara të dy ligjeve për hipotekat kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese për tu rrëzuar. Kërkesa është bërë nga Avokati i Popullit i cili ka arsyetuar se nenet e caktuara të dy ligjeve dhe tre udhëzimet e Kryeministrit i kanë kthyer Kryeregjistruesit e pronave në “gjyqtarë” dhe jo në punonjës administrativë. Sipas Emir Dobjanit, Avokati i Popullit, me ndryshimet e bëra me Ligjin nr. 9701, dt.02.04.2007 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.7843, dt.13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” të ndryshuar”, neni 10, me dy paragrafët e shtuara ka sjellë probleme dhe deformime të shumta. “Kjo dispozitë, e cila rezulton absurde dhe e paprecedent në legjislacionin shqiptar, të paktën pas viteve 90-të, që mbart mentalitetin etatist, nuk bën gjë tjetër veçse, në rrugë dhe me akt administrativ, ju heq të gjitha tagrat pronarëve mbi pronat e tyre të paluajtshme, sendin më shenjtë dhe më të rëndësishëm në qarkullimin civil. Regjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në rreth, “me vendim të arsyetuar”, pezullon kryerjen e veprimeve nga pronari legjitim me pasurinë e tij, dhe i kërkon Kryeregjistruesit fshirjen e regjistrimit të bërë pas të parit, në mbivendosjet që nuk rrjedhin nga njëri- tjetri. Ky i fundit merr vendim, ose jo, për fshirjen e pasurisë së paluajtshme, kompetenca që Kushtetuta ja ka deleguar pushtetit gjyqësor”, - shprehet Dobjani në padinë e bërë në Kushtetuese.
Ankesat
”Nëse i shkohet logjikës se kësaj praktike të re administrative deri në fund, në rastin kur pronari nuk ankohet brenda afatit 30 ditor në Gjykatë kundër vendimit të Kryeregjistruesit për fshirjen e pronës, atij i hiqet e drejta e pronës administrativisht, një nga të drejtat më themelore të njeriut dhe nga më të garantuarat. Paragrafi i dytë dhe i treti i këtij neni, është një përzierje dhe konfondim i marrëdhënieve juridike civile të pronësisë, të përcaktuara në Kodin Civil, me marrëdhëniet në fushën administrative, si tërësi e akteve dhe veprimtarisë nëpërmjet të cilave formohet dhe manifestohet vullneti i kësaj administrate dhe ekzekutimi i këtij vullneti”, - sqaron Avokati i Popullit. Më tej në padi theksohet se sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme, është një bazë të dhënash ligjore të rëndësishme, që përcakton statusin e tokës, të ndërtesave si objekte të së drejtës civile dhe evidenton pronësinë dhe të drejtat reale mbi to.” Në të përfshihen të dhëna saktësisht të përcaktuara si : vendndodhja e saktë e çdo njësie të pasurisë, përmasat dhe kufijtë, identitetin e pronarit, ekzistencën e të drejtave reale mbi pasurinë (qiramarrja, servituti, e drejta e përdorimit, hipoteka) dhe personat që mbajnë këto të drejta”, -sqaron Dobjani në kërkesë padi.
Shndërrimi
Avokati i Popullit në kërkesë padinë e bërë në Kushtetuese ka arsyetuar se nene të caktuara të dy ligjeve për hipotekat si dhe tre udhëzime të posaçme të kryeministrit, e kanë kthyer hipotekën në një institucion jashtë rendit Kushtetues, ndërsa liritë dhe të drejtat e pronarëve janë tërësisht të pambrojtura dhe lehtësisht të cenueshme. “Në mënyrë të sforcuar, dhe në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me vetë ligjin përkatës organik, me dy paragrafe të nenit 10, që kontestojmë, këto zyra, nga organe që mund të quhen “banka”, të evidentimit, të mirëmbajtjes, përditësimit e të ruajtjes të titujve të pronësisë së paluajtshme dhe transaksioneve, që përveç të qenit pronë private, është edhe pasuri kombëtare dhe faktor real i thithjes së investimeve, janë shndërruar në organe administrative që kanë të drejtën e heqjes së pronës dhe si rrjedhojë mund të konsiderohen strukturë administrative antikushtetuese”, -konkludon Avokati i Popullit.
BOX
Kërkesat e Avokatit të popullit për Gjykatën Kushtetuese
1) Shfuqizimin si antikushtetues të paragrafëve të dytë dhe të tretë, të nenit 10, të Ligjit nr.7843, dt. 13. 07. 1994 “Për Regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me ndryshimet e bëra .
2) Shfuqizimin si antikushtetues të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.4, dt. 21. 11. 2007, “Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe të atyre, që krijojnë mbivendosje, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
3) Shfuqizimin si antikushtetues të neneve 2 dhe 6, të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1, dt. 31. 01. 2007 “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”
4) Pezullimin e paragrafëve të dytë dhe të tretë, të nenit 10, të Ligjit nr.7843, dt.13.07.1993 “Për Regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me ndryshimet e bëra;
5) Pezullimin e Udhëzimit të Këshillit te Ministrave nr.4, dt. 21.11.2007, “Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe të atyre, që krijojnë mbivendosje, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
6) Pezullimin e neneve 2 dhe 6, të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1, dt. 31. 01. 2007 “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”
BOX
Kërkesa 2, në Kushtetuese dhe ligji për rishikimin e titujve të 7501-it
Vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve, Avokati i Popullit i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e Ligjit nr.9948, dt.07.07.2008, “Për verifikimin e Titujve të Tokës Bujqësore”, duke e cilësuar këtë ligj si kryekëput antikushtetues dhe si një ligj që vë në pikëpyetje serioze respektimin e të drejtave në Shqipëri. “Ligji në tërësinë e tij, përveç të tjerave, paralelizon dhe zëvendëson dispozitat e Kushtetutës dhe të Kodit Civil me ato të Kodit të Procedurave Administrative. Ligji nr.9948, dt. 07.07.2008 ‘Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore’ krijon struktura shtetërore, paralele me gjykatat. Komisioni Qeveritar i Tokave dhe Komisionet Vendore pranë Prefektit në qarqe, sipas neneve 6, 7, dhe 8 të Ligjit, ushtrojnë kompetenca të tilla, si ‘zgjidhin mosmarrëveshjet midis shtetasve’, ‘zgjidhin konflikte juridiksionale’ dhe ‘japin ose heqin tituj pronësie’; kompetenca që janë ekskluzive për pushtetin gjyqësor”, - shkruan Avokati i Popullit në kërkesën që i bën Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij ligji.. Sipas Emir Dobjanit neni 10 i Ligjit të lartpërmendur, cenon elementet dhe tiparet themelore të parimit të sigurisë juridike, krijon ambient pasigurie për një masë shumë të madhe pronarësh, humbet besueshmëria e shtetasve tek shteti, nuk jep garanci për vijueshmëri dhe për ndryshime legjislacioni në përputhje me Kushtetutën. “Me ligjin që kontestojmë për papajtueshmëri me Kushtetutën, organet administrative kanë të drejtën të verifikojnë, shqyrtojnë dhe anulojnë titujt e pronësisë. Ligjvënësi nuk mund të përkeqësojë në mënyrë të paarsyeshme gjendjen ligjore të personave, të mohoje të drejtat e fituara ose të shpërfillë interesat legjitime të tyre. Në një shoqëri me kah demokratik, ligji duhet të garantojë siguri, qartësi dhe vazhdimësi në mënyrë që individët t’i drejtojnë veprimet e tyre në mënyrë korrekte e në përputhje me të dhe, nga ana tjetër, vetë ligji të mos qëndrojë statik nëse duhet t’i japë formë një koncepti, siç është ai i drejtësisë, në një shoqëri që ndryshon me shpejtësi”, - thekson Avokati i popullit. Sipas Dobjanit, çdo shoqëri që synon nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka si parim thelbësor epërsinë e ligjit. “Rregullime ligjore mund të kryhen vetëm në përputhje me një procedurë të përcaktuar më parë dhe pa cenuar parimet dhe normat kushtetuese. Parimi i sigurisë juridike duhet respektuar nga të gjitha institucionet dhe së pari nga vetë Kuvendi”, - nënvizon Dobjani.
18 Korrik 2009