E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari që duhet plotësuar nëse keni probleme me mbivendosjen e pronës

Vetëm pas dorëzimit të këtij dokumenti kërkesa juaj do të shqyrtohet

Laureta Rryçi

Tiranë - Qytetarët që kanë ankesa për pronën e tyre tani mund të plotësojnë një formular për të mësuar më pas nëse i takon apo jo e drejta e pronës. Madje, nëse ai disponon të gjithë dokumentet që vërtetojnë pronësinë e tij, pas shqyrtimit nga drejtuesit e Hipotekës regjistrimi i pronës kthehet në akt zyrtar. Burime pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shpjeguan dje për gazetën “Albania” se përveç iniciativave që po ndërmarrin vetë Zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive, ky formular do të ndihmojë, pasi pikënisje në këtë rast është vetë qytetari. Formularin kërkon të dhëna të detajuara mbi pronën për të cilën është ngritur ankesa si dhe dokumentet që disponohen.
Shqyrtimi
Prej pak kohësh, ZQRPP-ja ka ngritur strukturën e re që do të merret me verifikimin e regjistrimeve. Sakaq ka nisur verifikimi i regjistrimeve në të gjitha Zyrat Vendore. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive te Paluajtshme, ZQRPP-ja ka ngritur një grup pune, i cili po harton rregulloren e brendshme të institucionit. Sipas burimeve zyrtare nga kjo zyrë, kjo rregullore do të normojë punën e Zyrës duke mënjanuar të gjithë problematiken që është vënë re deri sot. Të njëjtat burime pohuan se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar të fshijë të gjitha mbivendosjet dhe të krijojë një regjistër unik të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë në këtë institucion po bëhet inventarizimi i të gjithë dokumentacionit, i cili është lënë në gjendje të mjeruar për 10 vite radhazi. Procesi i inventarizimit ka përfunduar në shumicën e rretheve të vendit, ndërsa është në përfundim e sipër në qytetet kryesore për shkak të volumit të madh të dokumentacionit. Kjo do të sjellë pamundësinë e manipulimit me dokumentet apo zhdukjen e tyre, fenomene që janë vënë re rëndom në dhjetë vitet e fundit.
Mbivendosjet
Për fenomenin e mbivendosjes së pronave, Këshilli i Ministrave miratoi një ligj të posaçëm që unifikoi procedurën që duhej të ndiqej në të tilla raste. Ky ligj ka përcaktuar një proces që përbëhet nga 13 hapa të rëndësishëm që duhet të ndiqet në mënyrë që prona t’i rikthehet pronarit të vërtetë. Fillimisht qytetari që ka ankesë duhet depozitojë formularin duke dhënë me detaje problemin real që ka për pronën. Vetëm në këtë mënyrë, ankesa e tij mund të shqyrtohet në rrugë zyrtare dhe do të mësojë nëse prona do të qëndrojë në emër të tij.

FORMULAR TIP

K E R K E S Ë
Për Fshirjen e Regjistrimit/ve te Pasurisë/ve se Paluajtshme të Kryera në kundërshtim me Ligjin dhe të atyre që krijojnë mbivendosje
DREJTUAR: ZYRËS VENDORE TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
____________ ____________
A. KËRKUESI: 1. PERSON FIZIK Emri ________________ Atësia ____________
Mbiemri _________________
Lloji i dok. Identifikimit _____________ Nr ___________ Datë _______________
2. PERSON JURIDIK Emri ______________ Nr i vend. Gjyk /Nr. Certifikate regjistrimi nga
QKR___________ Data e Regjistrimit__________ Rrethi _______________
Përfaqësuesi i kërkuesit( nëse ka):: 1. PERSON FIZIK Emri ________________
Atësia ____________ Mbiemri ________________, Lloji i dok. Identifikimit _____________ Nr
___________ , Datë ________________;
2. PERSON JURIDIK Emri ____________ Nr i vend. Gjyk/Nr. Certifikate regjistrimi nga QKR
_________ , Data e regjistrimit______
Informacion kontakti I kërkuesit/personit te autorizuar: Tel/cel _______________ e-mail
__________________________ Fax _____________
Adresa e kërkuesit: ______________________________________________, Adresa
alternative________________________________________
B. OBJEKTI I KERKIMIT: 1. Fshirja e regjistrimit/ve të kryera në kundërshtim me ligjin
2. Fshirja e regjistrimit/ve që krijojnë mbivendosje
C. LEGJITIMITETI I KERKUESIT:
1. PRONAR ( INDIVID)
2. SUBJEKT SHTETËROR QË KA NË ADMINISTRIM OSE PRONËSI
3. AVOKATI I SHTETIT
4. ORGAN I KONTROLLIT
D. BAZA LIGJORE E KËRKESËS: Ligji nr. 7843, date 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, neni 10; nenet 192-197 të ligjit nr 7850, datë 29.04.1994 “Kodi Civil i
Republikës së Shqipërisë”, ligji nr. 8485, datë 12.09.1999 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimi nr. 1, datë 31.01.2007 i Këshillit të Ministrave “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, Udhëzimi nr. 4, datë 21.11.2007, i Këshillit të Ministrave “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre që krijojnë mbivendosje, në zyrën e regjistrimit të pasurive të
paluajtshme”
E. INFORMACION MBI PASURINË/VE E KËRKUESIT( Nëse kërkesa bëhet në cilësinë e pronarit ose administruesit të pasurisë)
Rrethi _______________, Bashkia/ Komuna ______________ , Fshati/Njësia ____________
Adresa e pasurisë: ______________________________________________________________
Te dhëna nga kartela: Nr i ZK _________, Nr i pasurisë __________, Volum ___________ ,
Faqe _____________
Te dhëna nga hipoteka: Nr i hipotekës _______________, Viti i hipotekës ____________
F. INFORMACION MBI PASURINË/TE QË KËRKOHET TË FSHIHET
Rrethi _______________, Bashkia/ Komuna ______________ , Fshati/Njësia ____________
Adresa e pasurisë: _____________________________________________________________
Te dhëna nga kartela: Nr i ZK _________, Nr i pasurisë __________, Volum ___________ ,
Faqe _____________
Te dhëna nga hipoteka: Nr i hipotekës _______________, Viti i hipotekës ________________
G. PËRMBAJTJA E KËRKESËS: Kërkoj fshirjen e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme (përshkruhen të dhënat e pasurisë sipas shkronjës “D” të këtij formulari)_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________,
Me pronar( përshkruhen të dhënat e pronarit) _____________________________________________________________________________.
Arsyet ku e mbështes kërkesën:
1. Krijon mbivendosje me pasurinë/te ( përshkruaj të dhënat e pasurisë/ve që krijon
mbivendosje) ________________________________________________________________________,
Dhe/ose
2. Është regjistruar në kundërshtim me ligjin, pasi ( rendit argumentet pse është regjistrim
i kryer në kundërshtim me ligjin)
___________________________________________________________________-
Bashkëlidhur kërkesës po ju paraqes dokumentet e poshtëshënuara ku e bazoj kërkesën
dhe pretendimin:
1)________________________
2)________________________
3)________________________
4)________________________
5)________________________
( cito për secilin dokument nëse është origjinal apo njësi e njehsuar me origjinalin)
KËRKUESI
_______________________
(Emër, mbiemër, firmë,)
Data e kërkesës: ________/_________/_________

18 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›