E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhësit e puplave, përkujtim për Bekim Fehmiun

Nisma Festivali i Filmit të Sarajevës, një mbrëmje në nder të aktorit

Festivali i 16-të i Filmit të Sarajevës do të organizojë një shfaqje gala në kujtim të aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu. Organizatorët kanë vendosur që gjatë kësaj mbrëmjeje të shfaqet filmi “Mbledhësit e puplave”, i realizuar në vitin 1967 me regji të Aleksandar Petroviçit. Në këtë mënyrë, Festivali i Filmit i Sarajevës, i cili gjithmonë ka pasur në fokusin e tij filmat regjionalë dhe autorët e tyre, dëshiron të nderojë një prej aktorëve dhe artistëve më të mëdhenj që e formoi karrierën e tij në Serbi. “është synim i festivalit të njohë adhuruesit e rinj të filmave, si dhe brezin e ri të aktorëve e filmbërësve, me emrat e mëdhenj të skenës në periudhën e kaluar, si dhe të ushqejë historinë e filmit si një themel për suksese të mëtutjeshme të gjeneratës së ardhshme të profesionistëve të filmit”, u shpreh
drejtori i Festivalit të Filmit të Sarajevës, Mirsad Purivatra. Një aktor i madh dhe një njeri i madh, Bekim Fehmiu ka luajtur një varg rolesh shumë të suksesshme në karrierën e tij të shkëlqyer prej aktori. Interpretimi i personazhit Beli Boro në filmin “Mbledhësit e puplave”, i cili mori çmimin e Madh të Jurisë së Festivalit të Filmit të Kanës më 1967-n, si dhe çmimin FIPRESCI, e bëri atë të njohur tej kufijve ballkanikë.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›