Mbledhja, asnjë përjashtim 50 mijë $ gjobë lojtarëve
Kriza e rezultateve tek Elbasani nuk ka kaluar pa ndëshkime. Nuk kishte asnjë largim të bujshëm, apo pezullim, por "vetëm" një gjobë 50 mijë dollarë amerikanë për të gjithë skuadrën. I vetmi rast që u shqyrtua i veçantë, ishte ai i mbrojtësit Arjan Sheta, i cili për polemikën me tifozët u gjobit me mbi 5 mijë dollarë.
Ashtu si ishte parashikuar, në hotel "Kriva", ku grumbullohet skuadra, drejtuesit e klubit dhe përfaqësues të Bashkisë kanë zhvilluar një takim me futbollistët. Mbledhja urgjente, e cila erdhi menjëherë pas humbjes 0-1 në shtëpi me Teutën dhe deklaratave të trajnerit Josa, se duheshin masa urgjente, vazhdoi për afro 80 minuta. Në fund, krerët verdheblu publikuan edhe vendimet e marra, ku, ndryshe nga sa mendohej, nuk u përjashtua asnjë futbollist. Madje, asnjë nga lojtarët nuk është paralajmëruar me largim nga skuadra, që mund të përkthehet ndryshe se stafi teknik dhe drejtuesit nuk e cilësuan paraqitjen e së dielës si mungesë impenjimi. Gjithsesi, lojtarët nuk kanë mundur t‘i "shpëtojnë" gjobës financiare: i gjithë kontingjenti do t‘i paguajë klubit 50 mijë dollarë amerikanë. Shlyerja e detyrimit do të realizohet me mbajtjen e parave nga kontratat ose nga premiot për ndeshje të veçanta. "Nuk është marrë masa ekstreme për asnjë futbollist, pra askush nuk është përjashtuar nga Elbasani", thanë zyrtarët e klubit. "Nuk janë dhënë as paralajmërime për përjashtim. Gjithsesi, për paraqitjen e dobët kundër Teutës dhe për krizën e rezultateve në skuadër, lojtarët u gjobitën me 50 mijë dollarë. Në mbledhje u diskutua edhe për çështjen ‘Sheta‘. Mbrojtësi iu përgjigj sharjeve të tifozëve gjatë ndeshjes së fundjavës, duke gjuajtur edhe topin në drejtim të tyre. Për këto veprime, ai është gjobitur me mbi 5 mijë dollarë". Mësohet se askush nga lojtarët nuk ka shprehur pakënaqësi për problemet financiare, edhe pse flitet se nuk paguhen prej disa muajsh. Në anën tjetër, dje bashkia konfirmoi lëvrimin e 24 milionë lekëve, sipas marrëveshjes së nënshkruar me aksionerët e klubit.