Loja me arin e zi
Çmimi i naftës regjistroi dje në tregjet ndërkombëtare 69 dollarë për një fuçi. Që do të thotë një ulje prej rreth një të tretën në krahasim me dy muaj më parë, kur nafta ishte në një nivel rekord prej 100 dollarësh fuçia. Ari i zi është në pikiatë, pas shpërthimit të krizës financiare botërore. Kina dhe India, të goditura nga kjo flamë, e kanë ulur ndjeshëm kërkesën e tyre për naftë. Po kështu janë sjellë edhe SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania e me radhë të gjitha vendet e industrializuara të globit. Analistët e tregjeve gjykojnë se do pak kohë që nafta të arrijë çmimin 50 dollarë fuçia, ose gjysmën e pak kohëve më parë. Kjo ulje spektakolare është ndjerë kudo.
Në të gjitha vendet e botës çmimi i naftës ka nisur të pakësohet në përputhje me rënien e fortë të saj në tregjet ndërkombëtare. Në Itali, nafta është ulur 24 për qind, në Francë po ashtu, në Gjermani 27 për qind. Edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi nafta është ulur me mbi 20 për qind. Vetëm te ne tregu i ka veshët e shurdhër dhe sytë qorr. Operatorët e tij (tregtarët me shumicë e pakicë të karburanteve) të nxjerrin me qindra qarje e justifikime për ditët e sotme, po t‘i pyesësh. Akcizë e lartë, kosto transporti, ndërprerje energjie elektrike etj. Por asnjë prej tyre nuk është në gjendje të përgjigjet se përse kur depozitat e naftës janë 2-3 javore, pas kësaj kohe çmimi i naftës në tregun tonë nuk ulet me ritmin e sasisë së re të importuar.
Ngrenë supet, si të ishin engjëj të pafajshëm. Rezultati i kësaj "mosdijeje" është se nga njëmijë e pesëqind lekë të vjetra litri në kohën e çmimit rekord, nafta në Shqipëri është ulur vetëm me njëqind lekë deri më sot, ose në njëmijë e katërqind. Ose ndryshe shtatë për qind rënie. Po të gjykojmë ritmin e uljes së shteteve fqinje (të cilat, njësoj si edhe ne, e importojnë shumicën dërrmuese të naftës), i binte që çmimi i naftës të ulej dhe te ne nga njëmijë e pesëqind, në të paktën njëmijë e treqind lekë të vjetra litrin. Por kjo nuk po ndodh. Po pse? Arsyet i dimë tashmë. Një kontroll sipërfaqësor i organizmave tanë fiskalë, si dhe shumë fije të qeverisjes të lidhura me interesat e bosëve të shumicës në tregtinë e karburantit (me fjalë të tjera: "T‘i lëmë këta bosë të qetë në lojën e tyre, se konsumatorët tanë do të vazhdojnë gjumin e dimrit!").
Rezultati është një abuzim e vjedhje masive ndaj mbi 400 mijë pronarëve të automjeteve në Shqipëri. Me një shifër të frikshme parash. Kështu, nëse abuzimi llogaritet njëqind lekë të vjetra për litër në ditë dhe marrim një mesatare prej pesë litrash në ditë që konsumojnë dhe blejnë (ose dy milionë litra në nivel vendi), atëherë vjedhja është dyqind milionë lekë të vjetra në ditë, ose rreth 170 mijë euro në ditë. Që bëjnë 5 milionë euro në muaj! Ndoshta në nivel të llogarive të secilit prej nesh duket e papërfillshme (12-17 euro në muaj). Por ama përbën humbje të pastër të parave të qytetarëve të këtij vendi. Në dobi të një loje të pafytyrë të disa bosëve të shumicës në tregtinë e karburanteve. Lojë që është e vjetër, ndoshta 18-vjeçare dhe vijon me qetësi e siguri të kryhet.
Gjatë kësaj periudhe, nafta mund të jetë ulur të paktën 25 herë dhe po aq herë konsumatori shqiptar është abuzuar e vjedhur. Askush nuk e ndalon këtë lojë. Në fillim nuk dinim. Ndërsa tani zëri i atyre pak shoqatave jofitimprurëse që denoncojnë abuzime në treg duket i largët, i mpakët, fillikat. Nuk i përkrah njeri. Biznesi jo e jo. Qeveria bën indiferenten. Ky zë nuk ka fuqi ta shkundë vetëdijen tonë si konsumatorë, për të mos folur për ndërgjegjen apo përgjegjësinë qeveritare. Përbën mirëfilli një zë në shkretëtirë.
E, megjithatë, abuzimi është lehtësisht i dukshëm e i prekshëm, kur kujton se me sa vërtik bosët e arit të zi e rrisin çmimin sapo vihet re një ngritje në tregun ndërkombëtar. Tani që kemi një ulje të fortë në po këtë treg, askush nuk i vë ujët në zjarr për të kontrolluar dhe vënë para përgjegjësisë për mosulje normale çmimi këta bosë. Ndoshta ata janë bërë të paprekshëm. Ose ndoshta ende ka shpresë. Mediat e pablera nga euronafta mund të ndihmojnë me denoncimet e tyre. Ndoshta edhe qeveria jonë zgjohet dhe përqendrohet në mbrojtjen e konsumatorit. Mos vallë është një ëndërr në diellin e fortë të këtij tetori?! Le të shpresojmë që jo.