E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, lojtari me seksi në Francë

Lorik Cana është futbollisti më seksi në Francë. Ka qenë pikërisht ky përfundimi i një sondazhi të zhvilluar ditët e fundit nga faqja sportive në internet "Myfreesport.fr".

Anketa - Vota e mijëra francezëve kanë shkuar pikërisht për mesfushorin e Kombëtares shqiptare edhe njëkohësisht të Olimpikut të Marsejës në ligën e parë. "Kurora e lojtarit më seksi të Ligës 1 i takon pa dyshim kapitenit të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, shkruan faqja franceze ‘football.fr‘, mesfushori shqiptar 25-vjeçar ka një pamje të shkëlqyer, buzë mbresëlënëse, të gjitha të vendosura në një trup prej ëndrrash, 1.86 metra shtatlartë dhe 86 kg si peshë". Loriku la pas në renditje lojtarin e Bordosë, Joan Gurkuf, dhe atë të Lilës, Tulio De Melon.

E dashura? - Pas sondazhit, ku Cana u zgjodh si futbollisti më sharmant i Francës, "football.fr" nuk habitet më se përse Lorik Cana shoqërohej muajt e fundit me një nga femrat më të bukura të Francës, këngëtaren Klara Morgane. Madje, është hedhur hipoteza e ekzistencës së një lidhjeje mes tyre. Morgane, e lindur më 21 janar 1981, në Marsejë, përveç të qenit këngëtare, është dhe një figurë mediatike, një bukuroshe e televizioneve dhe një ish-pornostare franceze. Në moshën 12-vjeçare filloi karrierën si modele dhe në moshën 19 vjeçe, pasi pa një shou "live", vendosi të provonte karrierën si aktore porno. Ka marrë disa çmime për bukurinë e saj dhe tashmë ka një linjë të saj intime seksi: Clara M.

Champions - Por Loriku shkëlqen edhe në karrierën si futbollist. Sot ekipi i tij do të udhëtojë drejt Holandës, ku do të luajë ndaj PSV-së për Champions League. Marseja nuk ka mundur të fitojë asnjë nga dy takimet e mëparshme kundër Liverpulit e Atletikos dhe një rezultat pozitiv në transfertë do t‘i japë mundësi klubit francez të luftojë të paktën për vendin e tretë në grup e të marrë pjesë më pas në Kupën UEFA. Shqiptari është në 11-shen titullare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›