Mbledhja e 425-të e Qeverisë, tetë vitet që ndryshuan gjeostrategjinë e Shqipërisë

Kryeministri Berisha në Facebook
“Tetë vite që ndryshuan përgjithmonë historinë, gjeografinë, gjeostrategjinë e Shqipërisë!
Mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që mbështetën këto ndryshime! Të dashur miq, sot ishte mbledhja e 425-të dhe e fundit e dy mandateve të mazhorancës së PD. Në 7255 ligje, akte normative dhe vendime të miratuara në këto mbledhje si dhe qindra e mijëra veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare u ndryshua në mënyrë përfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Fjala e pare që më vjen në mendjen time dhe që buron nga zemra është: Mirënjohje, mirënjohje e pakufishme ndaj të gjithë atyre qytetarëve, bashkëpunëtorëve të mi, punonjësve të administratës shtetërore, miqve të huaj që mbështetën me përkushtim, aftësi, pasion dhe dashuri këto arritje!”