E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatin qe vjen Shqiperia do te jete Shqiperia e dijes

Një shkollë e re, më e madhja e ndërtuar së fundi, që mban emrin e këtij viti jubilar. 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Kamëz. Historia e kësaj shkolle 9 vjeçare nisi të shkruhet në ditën e inaugurimit të saj në të cilën mori pjesë vetë kryeministri I vendit Sali Berisha. Një investim prej 180 mln lekësh i qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore ka ndërtuar në një sipërfaqe prej 5 mijë metër katrorë një shkollë moderne me 30 klasa e kabinete, 20 salla e mjedise të tjerë. Ky është një tjetër premtim  i mbajtur i qeverisë shqiptare për realizimin e një prioriteti madhor sic është arsimi tha kryeministri Berisha duke I dhënë fund mësimit me turne siç ndodhte para ca vitesh në këtë qytet. Sot nga 20 mijë nxënës që ka Kamza, 13 mijë prej tyre ulen në bankat e shkollave të reja të ndërtuara gjatë qeverisë Berisha. Jo vetëm rritja e cilësisë në shkolla por dhe pagat e mësuesëve janë një tjetër përkushtim i qeverisë gjatë këtyre viteve. Sipas shefit të qeverisë ky angazhim për të rritur edhe rrogat më të vogla do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm. 
 "Mandatin që vjen Shqipëria do të jetë Shqipëria e dijes, Shqipëria e shkencës dhe Shqipëria e progresit më të madh të historisë së saj. Unë ju garantoj që në çdo kohë dhe vitet që vijnë arsimi sërish do të jetë përparësi. Në rast se gjatë këtyre viteve ne ndërtuan mbi 1300 shkolla në mbarë vendit mbi 71 për qind të tyre, në 2-3 vitet e ardhshme të përfundojë ndërtimi i çdo shkolle”, vuri në dukje Berisha. 

Kamza është një ndër qytetet që e ka ndryshuar pamjen falë investimeve të qeverisë Shqiptare. Vetëm gjate viteve të fundit janë investuar 45 mln euro në infrastrukturë rrugore dje institucione të tjera, janë ndërtuar 70 kilometra rrugë dhe në sajë të krijimi të një klime të favorshme për biznesit, nga 600 biznese të regjistruara në vitin 2006, sot janë mbi 1800 biznese. Për një të ardhme akoma më të mirë, fëmijëve të këtuj qyteti u është dhënë mundësia të zhvillojnë ëndrrën e tyre në një prej shkollave më bashkohore të Shqipërisë, shkolla “100 vjetori” në Kamëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›