Mbledhja e KRRTRSH, 19 vendimet ku spikat hoteli Hilton dhe bizneset e Angjelit

Tiranë, 14 korrik NOA Update - Nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, u mblodh sot Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), i cili diskutoi dhe miratoi disa studime të rëndësishme urbanistike për ndërtimin e objekteve të ndryshme dhe një seri lejesh për investime të mëdha në sektorin e industrisë dhe energjisë.
Në fjalën e tij, Kryeministri e cilësoi këtë mbledhje si tepër të rëndësishme, pasi miratohen projekte të rëndësishme me vlerë miliarda euro.
Sot, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë shqyrton një mori projektesh industriale, energjetike dhe turistike, të cilat shkojnë në miliarda euro investime. Vendimet e sotme janë shumë të rëndësishëm për të gjithë këto kompani, të cilat pa kë vendime nuk vendosin dot marrëdhëniet kontraktuale me bankat. Gjithashtu janë të rëndësishme, sepse shpejtohet fillimi i ndërtimit të dhjetëra e dhjetëra veprave, në të cilat do të punësohen qindra dhe mijëra punëtorë, u shpreh Berisha.
Ndër vendimet, spikat ai për një leje për Shesh ndërtimi për godinën 1,2,3 dhe 5 kate me destinacion hotel, me 1 kat parkim nëntokë, pranë aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza.
Bëhet fjalë për një hotel Hilton, në Prezë, me investitor Albanian Hospitality që është i pari i rrjetit të falshëm hotelier në botë, trashëgimtare e së cilës është Paris Hilton.
Po ashtu, spikat dhe vendimi për shesh dhe leje ndërtimi për depozitat e karburantit në Porto Romano, për shoqërinë Anoil që njihet nga qytetarët si biznes i të afërmve të Anastas Angjelit.
Më poshtë, vijojnë vendime të miratuara në mbledhjen e KRRTRSH-së:
1- Sheshi i nderimit për Hidrocentralin Ashtë, në komunën Bushat, Qarku Shkodër.
2- Shesh dhe leje ndërtimi për depozitat e karburantit në Porto Romano, për shoqërinë Anoil
3- Studim urbanistik pjesor dhe shesh ndërtimi për objektin Kompleks rezidencial banimi me 2,3 dhe 4 kate, me sipërfaqe 21216 m2 në fshatin Lundër, komuna Farkë. (vendimi do të zbardhet pasi në të përfshihet ndërtimi i kampusit universitar)
4- Masterplani për zhvillimin e integruar të zonës energjike dhe industriale të Porto Romanos në Durrës, infrastruktura dhe konturet e saj.
5- Shesh ndërtimi për objektin e Hidrocentralit Lura 1, Lura 2 dhe Lura 3.
6- Studim urbanistik pjesor për Park Logjistik Industrial, në Laknas, qarku Tiranë.
7- Shesh ndërtimi për fabrikë prodhimi, paketimi dhe tregtimi për produktet blegtorale në fshatin Pezë e Vogël, komuna Pezë.
8- Shesh ndërtimi për objektin Tirana Business Park, më sipërfaqe 2.1 hektarë, në komunën Prezë.
9- Leje për Shesh ndërtimi për godinën 1,2,3 dhe 5 kate me destinacion hotel, me 1 kat parkim nëntokë, pranë aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza. (hotel Hilton, Prezë, me investitor Albanian Hospitality.
10- Studim urbanistik pjesor, shesh dhe leje ndërtimi për pastrimin mjedisor të Uzinës së Sodë-PVC.
11- Studim urbanistik i zonës Qesarakë, në komunën Dajt, në qarkun Tiranë.
12- Studim urbanistik i zonës me përparësi zhvillimin e turizmit Radhimë Orikum.
13- Detyra e projektimit, studim dhe shesh ndërtimi për Fabrikë riciklimi të mbetjeve plastike, në fshatin Bitinskë, komuna Bilisht
14- Studim Urbanistik Pjesor, në fshatin Hamallë, të zonës kadastrave 1925, me sipërfaqe 43.69 hektarë, në bashkinë Sukth, inv.Mane TCI dhe CSS Property Partners LP.
15- Studim urbanistik pjesor, në zonën 13/E dhe 13/D, në zonën turistike Gjiri i Lalzit.
16- Studim urbanistik pjesor, në territorin me sip. 15.5 ha, në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.
17- Studim urbanistik pjesor, në territorin me sip. 9.3 ha, në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.
18- Studim Urbanistik pjesor në fshatin Lanabregas, komuna Dajt.
19- Detyra e projektimit dhe studimi urbanistik për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e bregut në hapësirën bregdetare Derdhja e Vjosës- Hidrovori.
e.l/NOA