Dokumentet që duhen dorëzuar pranë AKKP-së
- Kërkesën për kompensim në të holla
-Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, dhe të kushteve të tjera, që lidhen me kriteret, sipas formularit 2
-Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me planvendosjen përkatëse, të njehsuara nga institucioni, ku ato janë të arkivuara.
-Dëshminë e trashëgimisë;
-Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të subjektit të shpronësuar;
-Fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë) të përfaqësuesit të pajisur me prokurë;
-Dokumentin, që vërteton vendbanimin, më 19.7.1991, të subjektit të shpronësuar;
-Mandatpagesën.