Një shkollë për fëmijët autikë! Prindërit padisin Ministrinë e Arsimit
Tiranë – Një numër i konsiderueshëm fëmijësh autistë që këtë vit kanë mbushur moshën për të shkuar në shkollë, nuk kanë mundur ta frekuentojnë atë sepse Ministria e Arsimit nuk i ka plotësuar kushtet e përshtatshme për ta. Në Shqipëri mungon qoftë edhe një institucion i vetëm për trajtimin e fëmijëve autikë, të cfarëdomoshe. Për shkak të problemeve që bartin ata nuk mund të frekuentojnë shkollat si gjithë të tjerët, ndërkohë që nuk ka një shkollë të posacme për ta. Duke e konsideruar arsimimin si një të drejtë njerëzore themelore, shoata Prindër kundër autizmit ka bërë një padi ndaj kundër Ministrisë së Arsimit, për të krijuar kushtet për shkollimin e kësaj kategorie njerëzisht në ciliklin arsimor 2010-2011.
Mësohet se kjo shoqatë i është drejtuar MASH it me një kërkesë për hartimin e posaçëm të programeve për fëmijët autikë dhe hartimin i një strategjie për futjen në shkollë të këtyre fëmijëve.
Legjislacioni Shqiptar parashikon edukimin e fëmijëve autikë deri në moshën 6 vjeçare dhe për më tej iu ngelet prindërve të kujdesen për ta duke i çuar në qendra terapie private. Gjithashtu ky legjislacion i klasifikon fëmijët autistë si persona me aftësi të kufizuara, por në shkollat për personat me aftësi të kufizuara nuk ka një personel të kualifikuar në këtë fushë.
MASH ka ngurruar ti kthejë përgjigje kërkesës së shoqatës së prindërve dhe është shprehur se nuk ka numër të mjaftueshëm fëmijësh që vuajën nga autizmi.
Ndërkohë kjo shoqatë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke ngritur një padi ndaj Ministrisë së Arsimit mbi bazën e nenit 202 të Kodit. Pr. Civil, pra Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut duke marrë masa për plotësimin e kushteve dhe programeve mësimore të fëmijëve autikë për vitin shkollor 2010 2011.
Çështja ka filluar më 14.06.2010 dhe vazhdon të jetë në proçes gjykimi edhe sot. Shkak i shtyrjes së saj kanë qenë ekspertët të cilët nuk janë paraqitur gjatë seancave gjyqësore.
Gjykata pasi ka njoftuar palën e paditur, në seancën e radhës ka pranuar kërkesën e saj për praninë e dy ekspertëve me arsyen se kjo çështje kërkon dije të veçanta. Janë thirrur ekspertët Blerina Toma dhe Selami Deraj, të cilët kanë kërkuar 1 muaj kohë për të përgatitur aktin e ekspertimit dhe gjykata e ka pranuar kërkesën. Ndërkohë shoqata Prindër kundër autizmit e ka cilësuar si jo të drejtë dhe ka kërkuar përjashtimin nga gjykimi të kryegjyqëtarit sepse sipas tyre e ka trajtuar çështjen të njëanshme. Gjyqëtari është larguar duke u tërhequr pas këtyre akuzave. Edhe gjatë seancave të tjera ekspertët e kanë zvarritur çështjen duke mos u paraqitur apo duke kërkuar kohë shtesë.
Edhe pse procesi gjyqësor ka nisur që para më shumë se një viti, ende nuk ka një vendim gjykate për këtë çështje.
Kliti Topalli / IDEA
Shkrime të tjera me interes: