E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e Qeverisë, Berisha bën gati listën me vendime për parlamentin e ri

TIRANË- Një sërë projektligjesh pritet të miratohen nga parlamenti i ri që mblidhet në shtator tashmë që Berisha mori OK nga Ilir Meta për të bërë qeverinë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha tha se do të ulet mosha e pensionit për minatorët nga 65 në 60 vjeç.

Po kështu kishte vendime edhe për kategorinë e biznesit si ai për rimbursin e taksave në vlerën e TVSH-së. U vendos gjithashtu të ulet taksa për reklamat. "Taksa e tabelave do te behet 1 euro, ne rast se jane ne gjuhen shqipe, nderkohe rritje do te kete per tabelat e vendosura ne rruge", u tha ne mbledhjen e qeverise.

Pas ndryshimit te disa neneve te ligjit, qeveria lejon perdorimin e letrave me vlere për legalizimin e banesave, ul taksën e infrastruktures që do të jete 0.5 perqind e vleres së baneses për legalizim, ndërkohë që firmat që kryejne punet publike në rast se nuk punojne edhe turn i trete do te ndeshkohen.


Biznesit i falen taksat

Sot ne mbledhjen e qeverise u vendos qe te rimbursohet TVSH per biznesin, dhe nese kjo nuk ndodh biznesi duhet te veproje vete, duke mos derdhur taksa te tjera.

"TVSH do të rimbursohet brenda 1 muaji. Heshtja është miratim, në këtë rast ka kuptimin se nëse brenda 1 muaji Drejtoria e Tatimeve nuk ka rimbursuar TVSH-në, sipërmarrësit i lind automatikisht e drejta për të mos derdhur taksat e tjera", u shpreh Kryeministri Berisha.

Kreu i Qeverisë sqaroi se "sipërmarrësit do të plotësojnë formularin dhe do ta nisin atë, por nuk do të derdhin gjë derisa të arrihet shuma e TVSH-së". "Ky ka qenë një premtim shumë i goditur dhe kjo i jep fund njëherë e mirë arbitraritetit të shtetit, i cili nuk ka qenë i ekzagjeruar, por ka ekzistuar dhe kjo nuk duhet të ndodhë".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›