E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Dokle: Kontestojmë rezultatin në QV në ambiente private

TIRANË- Partia Socialiste ka vendosur të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve në ato qendra votimi që ishin të vendosura në ambiente private.
Deklarata është bërë sot nga kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Namik Dokle, gjatë një konferencë për shtyp. "Partia Socialiste do të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve në qendrat e votimit të vendosura në ambientet private. Pasi gjatë procesit zgjedhor ka pasur një numër të madh qendrash votimi që janë vendosur në ambiente private, të cilat kanë favorizuar Partinë Demokratike"- tha ai.
Sipas tij, në këto qendra ka pasur edhe presion ndaj komisionerëve. Dokle e ka cilësuar
përdorimin e ambienteve private si një nga teknikat për manipulimin e zgjedhjeve dhe presioni i ushtruar në to është reflektuar edhe në rezultate. "92 qendra votimi ishin vendosur në ambiente private, 27 prej të cilave në Tirane, ku ne do të kërkojmë riverifikim të procesit"- tha Dokle.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›