E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, zbardhen diskutimet

Mbledhja e Kryeministrit Edi Rama së bashku me deputetët e qarkut Tiranë në seli ka përfunduar pas rreth një orë e 30 minutash, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku.

Burime nga Partia Socialiste, bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka kërkuar që ligjvënësit të jenë të përgatitur për zgjedhje në bashkinë në Tiranë në çdo kohë.

Gjithashtu u është kërkuar deputetëve që të mos humbasin ritmin sa i përket njohjes së problematikave të kryeqytetit.

Mësohet se pjesë e këtij takimi ishte dhe kandidatja Manastirliu, drejtuesja e fushatës së Tiranës Belinda Balluku, deputetët si dhe kandidatët të cilët u angazhuan nga Rama në disa njësi të Tiranës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›